Dy të lënduar, një automobil ka dalë nga rruga Mavrovë-Dibër

Në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin “Zadçuka” dje nga rruga ka dalë një automjet “Tojota” i vozitur nga T.Z.(32), me ç’rast lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëudhëtari Xh.Z, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe shoferi.

Rasti në MPB është paraqitur në orën 07:47. Siç kumtoi MPB, është inspektuar në vendin e ngjarjes nga ekipi i Stacionit policor Gostivar.StrugaLajm

Bashkëudhëtari dhe shoferi janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm Dibër për ndihmë mjekësore.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...