Dyshimet dhe habitjet e shfaqura rreth hyrjes të Aleancës në qeveri

Xhelal Dani

Aleanca për Shqiptarët hyri në skenën politike para zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të vitit 2016, në të njejtën kohë me Besën. Para zgjedhjeve të 2016-tës u tentua të bëhet bashkimi i opozitës që të kandidon e bashkuar kundër BDI-së. Por dihet mirë se atëherë këtë bashkim e pamundësoi kryetari Besës dhe aktualisht edhe kryetar i Komunës të Tetovës Bilall Kasami. Në ato zgjedhje Besa i fitoi 10 deputetë, kurse Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë. Edhe më pas pati tentime për bashkim të opozitës shqiptare, por e dimë edhe si mbaruan ato tentime, edhe pse mbaruan ashtu si mbaruan.

Në fillim të vjeshtës të vitit të shkuar, kur u shushuritë për herë të parë se Aleanca mund të hynë në qeveri, vendosa të informohem dhe të dëgjoja mendimin e më besnikëve të Alenacës që i njohë unë. Kontaktova edhe funksionarë të ASH-së. Unë mendoj se kuptova se shfaqeshin pak rezerva. Droja më e madhe e tyre ishte se si do të reagon elektorati i Aleancës. Kurse, disa shokë dhe miq e vendonin theksin te momenti. A është momenti i qëlluar për të hyrë Aleanca në qeveri. Pyetja shtrohej, se a duhet Aleanca, e disa të tjerë pyesnin edhe, se a duhet Ziadini, të shpëton Aliun nga problemet e tij mbrendapartiake?! Nuk ishte i vogël as numri i atyre që thonin, se “grupi i zjarrit” është një lojë e luajtur nga BDI në të kaluarën dhe tash bëhej fjalë për një përsëritje të shëmtuar të kësaj loje. Por mua më duket, se që nga fillimi u pa mirë, se bëhej fjalë për një lojë serioze. Për mua ishte e qartë se “grupi i zjarrit” gjithmonë ka qenë dhe është një llum shumë i madh. 

Grupi i zjarrit e bënte gjithë luftën për pozicionim të mbrendshëm më të mirë të tyre. Flitet, se grupet kriminale nga Shkupi rreth Izet Mexhitit, i’a kishin vënë zorrin dhe i bënin, por edhe i bëjnë ende presion Izet Mexhitit, që t’i mbronë! Për të mundësuar këtë, “grupi i zjarrit” i’a kërkonte Ali Ahmetit postin e Artan Grubit në qeveri. Kurse Ali Ahmeti, në fillim u mundua t’i qetëson gjakrat. Por shumë shpejtë i’a bëri me dije “grupit të zjarrit”, se ai nuk do të shkarkon Artan Grubin për t’a zëvendësuar më ndonjë, që do të ishte i akceptueshëm për “grupin e zjarrit”! Me këtë, Ali Ahmeti realisht i shpalli luftë “grupit të zjarrit”! Kjo kuptohet shumë qartë kur zëvendëskryeministri dhe bashkëpunëtori i tij, Artan Grubi publikoi videon me Ali Ahmetin duke kënduar këngën e Keq Hysenit. Ajo që dëgjohet në videon e shkurtër është teksti: „T‘hupi rroja, t‘hupi fara, tuko se i dole Keqës përpara, o tuko se i dole Keqës o përpara.“ Kush e dinë gjithë tekstin e këngës e kupton mesazhin që Ali Ahmeti u’a dërgon “grupit të zjarrit”.

Në fillim të tetorit të vitit të kaluar, më duket më 2 tetor 2022, dy prej nënshkruesve të letrës publike me pakënaqësitë e “grupi i zjarrit”, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës të Sarajit, Blerim Bexheti kanë publikuar një fotografi ku shihen bashkë me deputetin Kastriot Rexhepi. Portalet shtronin pyetjen: A po i bashkohet Kastriot Rexhepi “grupit të zjarrit”? Por për mua u qartësua edhe çështja e gjoja kidnapimit të Kastriot Rexhepit! Njohësit e mirë të rrethanave politike në Maqedoni, thonë, thënë më mirë janë të sigurtë, se edhe publikimi i kësaj fotografie përmban mesazh politik!

Sa i takon momentit të nisjes të bisedimeve për hyrje të Alenacës në qeveri, kam pasë edhe unë një dozë drojë. Unë kam pasë drojë, se në mos elektorati i më besnik i Aleancës, hyrjen e saj në qeveri do t’a kuptonte si një tentim për të shpëtuar Ali Ahmetin.

Sipas informatave që posedoj unë, kërkesat e para për përfshirje të Aleancës në qeveri nuk kanë ardhë nga, ose ndoshta thënë më mirë jo vetëm nga BDI, por nga faktorë tjerë, me çka dëshirohet t’i bëhet e qartë Aleancës, se rrëzimi i qeverisë kaq shkurtë kohë para zgjedhjeve të rregullta nuk i sjell dobi as shtetit, as shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por as Aleancës për Shqiptarë. 

Një ndër pyetjet dhe vërejtjet e shpeshta ishin dhe janë, se si Ziadin Sela harroi BDI-në e, por edhe të pas 27 prillit 2017 dhe luftën e BDI-së për eliminimin politik të tij! Sigurisht që përmenden edhe veprimet e dyshimta të disa funksionerëve të BDI-së më 27 prill 2017, kur bëhej fjalë për likuidimin fizik të Ziadin Selës. Të tillëve duhet përgjigjur, se kjo tregon madhështinë e një partie politike, posaçërisht të një politikani, që inatet personale nuk i vëndon mbi interesa më të mëdhaja, sidomos mbi interesin e popullit që përfaqëson dhe të partisë të tij!StrugaLajm

Në zgjedhjet lokale të fundit BDI dhe LSDM kishin betonuar bashkëpunimin e tyre. Kush i njehë mirë rrethanat politike në Maqedoninë e Veriut, e dinë mirë, se kur njëra nga partite politike shqiptare merret veshë për bashkëpunim me njërën parti politike maqedone, partisë tjetër poltike shqiptare nuk i mbetet asgjë tjetër përveç se të shehë mundësinë e bashkëpunimit me partinë tjetër maqedone. Përndryshe nuk mund të fitohet asnjë komunë në Maqedoninë Perendimore! Aktivistë të Alenacës pyesnin atëherë, se si do të reagon Ziadini, kur do t’i përmendej bashkëpunimin me VMRO-në në zgjedhjet lokale të 2021-shës! Unë medoj se e njihja gjiganditetin e tij politik dhe e prisja një reagim të menduar mirë. Sigurisht që atij i kërkohej të shkelë mbi gjakun e tij për interesa të partisë të tij dheelektoratin e partisë! Edhe ai e pranoi një bashkëpunimin me VMRO-në në disa komuna të RMV-së. Por duke potencuar, se ai nuk dëshiron të dëmton elektoratin shqiptar në komuna tjera, thënë më konkretisht në Kërçovë.

Kur nisën bisedimet për përfshirje në qeverisje të Aleancës, gjithë atyre që pyesnin, pse Aleanca dhe sidomos Ziadini, mundohet të shpëton Ali Ahmetin u përgjigjesha, se Aleanca për Shqiptarët dhe Ziadin Sela nuk bëjnë politikë me inate dhe të grushtojnë kur dikush është i shtrirë për toke. Unë mendoja dhe mendoj, se momenti është më i duhuri, që Aleanca të hyn në qeveri për interesa më të mëdhaja politike!

Në zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit komunal të Tetovës u bënë bashkë shumë parti politike, ndër ta edhe BDI dhe Besa, por edhe VMRO, për të dëmtuar dhe përçarë ASH-në. Pas këtuyre zgjedhjeve kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dha dorëheqje dhe dëshmoi, se interesi personal nuk është mbi interesat e partisë! Kurse Aleanca, jo që nuk u përça, por u bë edhe më e fortë.

Një grua plakë në fshatin tim, kur hidhërohej me të shtëpisë, u thonte atyre: “Më lënshit mua dhe zënshit vehten!” Edhe BDI edhe Ali Ahmeti mirreshin shumë si tepër me të tjerët, kurse tash, kur i ngushtoi shumë “grupit të zjarrit”, lanë të tjerët dhe kapën vehten! Pra duhet të mirren shumë me vetëvehten! Kur Aleancës për Shqiptarët i’u dërguan snjale se nevoitet kontributi i saj edhe në qeveri, ALeanca dhe kryetari i saj Arben Taravari dhe kryesia e ASH-së, treguan madhësinë e vetë politike dhe vendosën të hynë në bisedime për hyrje në qeveri. Me këtë synohej ndihma qeverisë së në proceset për integrime europiane, ashtu siç ASH ka vepruar edhe në të kaluarën edhe pa qenë pjesë e koalicionit qeveritar! Kështu vepron një parti politike që ka synim Perendimin dhe jo anë të tjera të Botës! 

Izet Mexhiti dhe VMRO thonin, se ASH-ja me hyrjen në qeveri e shpëton Artan Grubin. VMRO i hidhërohet kryetarit të ASH-së, Arben Taravari që paskësh harruar ndihmesën e VMRO-së në zgjedhjen e tij për kryetar të Komunës së Gostivarit. Unë mendoj, se nuk i’a vlenë që ASH të mirret shumë me VMRO-në dhe Izet Mexhitin.

Sa i takon reagimeve të Alternativës mund t‘u them, se kështu të ndodhë kur bëhesh bukëshkelës dhe pështyn dhe kafshon dorën që të ushqen dhe të rritë dhe puth këmbën që të shqelmon!

In : Aktuale

Loading...
loading...