E goditi me këpucë Edi Ramën ,ja çfarë tha Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, u pyet se me çfarë kishte hedhur në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme.

Pjesë nga biseda:

Tare: Ju keni qëlluar drejt kryeministrit me këpucë?StrugaLajm

Kryemadhi: Çfarë rëndësie ka kjo? Ai ka qëlluar shqiptarët. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama i ka kthyer fëmijët shqiptarë në spaçator dhe shpërndarës të drogës në gjithë shkollat e mesme. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama e ka kthyer shoqërinë shqiptare në shoqërinë e drogës.

Po zaptojnë rrugët e Londrës shqiptarët, rrugët e Holandës, rrugët e Italisë sepse modeli i tyre më i mirë është drogaxhi.StrugaLajm

Çipa: Nuk është e hijshme për një kryetare partie.

Kryemadhi: Po të jetë kryetar partie kemi Edi Ramën që del lakuriq dhe quhet modern.

In : Aktuale

Loading...
loading...