E popullin kush do ta mbrojë?!!

 

Sihariqi i Artan Grubit dhe i Zeqirit të LSDM-së, se qënkan gati 3000 policë ,,shqiptarë” të mbrojnë Ziadinin, Aliun dhe Zaevin, është pjesë e lojërave të shërbimeve antishqiptare për t’i vënë shqiptarët në gjumë edhe pas shkeljes së deputeve dhe tërheqjes zvarrë të tyre përpara syve të të gjithë botës…Janë rrafsh 16-vjetë bashkëqeverisje të artan grubëve me gruevskët, janë 16 vjet të shkuara që shqiptarët shkilen e vriten rrugëve të Shkupit dhe gjithandej ku ka shqiptarë, janë 16 vjet që u masakruan shumë shqiptarë e ish komandantë si Harun Aliu me shokë, janë një ushtri komandantësh, kush nën dhe e kush në ferrin e idrizovës (mjafton rasti i Kumanovës) që askush nuk ua di ,,adresën”, dhe tash paraqiten ,,fantomët” e grubit, paraqiten të njëjtat uniforma që nuk dihet se kush mund të fshihet nën ato, përveç djallit, dhe nën firmën e ,,ish luftëtarëve ” të Talat Xhaferit, qënkan zgjuar të mbrojnë emrat e lartëshënuar…Se çka kanë mbrojtur ata policë dhe kënd e kanë mbrojtur dhe kënd do ta mbrojnë është shumë e qartë….Talatin dhe Zaevin mesiguri që do ta mbrojnë, por nëse pranon Ziadini ta ,,mbrojnë” mbrojtësit që po na ,,mbrojnë” ka 16 vjetë të shkuara, nuk do t’i dalë fundi i mirë. Është koha të ndahet shapi nga sheqeri!


Loading...
loading...