“E premtja e zezë’, si dhe kur ka filluar

Historiku i ditës që njihet si ‘E premtja e zezë’.

‘Black Friday’ ka vërshuar Amerikën dhe jo vetëm gjatë ditës së sotme.

Black Friday’, (E premtja e zezë) njihet si dita pas ‘Ditës së Falënderimeve’ në Amerikë.

Në këtë ditë dyqanet hapen në orët e para të mëngjesit dhe mbahen të hapura deri në orët e vona.StrugaLajm

‘Black Friday’ shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit dhe zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në vit. Dyqanet në këtë ditë ofrojnë çmime promocionale, oferta speciale që i bëjnë shumë njerëz ta kalojnë gjithë ditën duke vrapuar nga një dyqan në tjetrin.

Kjo ditë ka marrë këtë emër për të simbolizuar njerëzit, rrëmujën që do të bëjnë ata dhe vjedhjet e shumta.StrugaLajm

Mendohet se ky event i blerjeve daton madje që nga vitet e largëta të 1800 ndërsa termi ‘Black Friday’ ka fillesat në Philadelphia.

Në këtë festë njerëzit mbajnë radhë të gjata para dyqaneve dhe në disa raste nga shtypjet kanë ndërruar jetë njerëz.

Kjo ditë tanimë ka kaluar kufijtë e saj, pasi po praktikohet edhe në shumë shtete të tjera të botës.


Loading...
loading...