E reja shqiptare shpërthen në lot : Deputetët e duartrokasin papushim (Video)

Ditën e shtunë është mbajtur seanca përmbyllëse e Parlamentit Rural Shqiptar dhe me siguri kjo ditë do të mbahet mend gjatë nga deputetët, falë emocioneve që i bëri të përjetonin. Gerta Loku, e reja nga Mirdita që mbajti një fjalim drithërues sot në foltoren e parlamentit, i ka rrënqethur të gjithë duke bërë që si rrallëherë, e gjithë salla e parlamentit të përfshihet nga duartrokitjet. Gjatë fjalimit të saj, Loku, e cila ka studiuar në ‘La Sapienza’ në Romë për shkenca politike e marrëdhënie ndërkombëtare dhe është kthyer në vendlindje në fshat ku ka hapur një fermë blegtorale, shpërtheu në lot teksa bëri thirrje që shteti t’i kushtojë më shumë vëmendje fshtarave. ‘Për pushimet ejani në fshat. Në doni qetësi e dashuri, ejani në fshat. Por do t’ju lutesha secilit prej jush që të mos vijë me një makinë të vogël, por me një fuoristradë. Sepse në fshatrat, sidomos në ato që nuk janë në akset rrugore kryesore, nuk shkon makina dhe atje ku nuk shkon dot makina, nuk shkon dot asgjë, nuk shkon dot as jeta. Fshatrat, sidomos ato të strukurit nuk kanë rrugë. Rrugë si arterie gjaku që e ushqejnë dhe i japin jetë. Jepini rrugë dhe ujë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim.’- u shpreh Gerta Loku e përlotur. Ndiqni fjalimin e emocionues.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...