Qytetari nga Maqedonia e rreh italianin duke pritur semafor në Zvicër

Paraditen e së premtes, në një udhëkryq në Aarau të Zvicrës është shkatuar një zënkë në mes dy personave. Fillimisht zënka ka shpërthyer në mënyrë verbale, por më pas janë shkaktuar dy lëndime në fytyrë te njëri nga pjesëmarrësit. Deklaratat e pjesëmarrësve janë kontradiktore, prandaj policia zvicerane e Kantonit Aargau kërkon dëshmitarë. Një shtetas 49-vjeçar italian dhe një tjetër 26-vjeçar maqedonas, rreth orës 10.30 të paradites së djeshme, kanë qenë duke qarkulluar në drejtim të qendrës së qytetit. Që të dy vozitësit kanë qenë duke pritur në dritën e kuqe të semaforit, para se të dalin në autostradë. Gjatë pritjes, në mes tyre është shkaktuar fillimisht një zënkë verbale, që më pas të dalin nga veturat e tyre dhe të zihen edhe fizikisht. Me këtë rast, shtetasi italian ka pësuar dy lëndime në fytyrë. Një grua e panjohur ka arritur që të ndërmjetësojë në ndarjen e tyre dhe të vazhdojnë rrugën më tej. Pasi deklaratat e tyre në polici janë kundërthnëse, ajo kërkon dëshmitarë të ngjarjes. Të gjithë ata të cilët mund të japin informata në lidhje me rastin, luten që të paraqiten në këtë numër telefoni, të stacionit policor në Aarau: 062 836 55 55, thuhet në një komunikatë të policisë, transmeton „Shtegu.com“.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...