E tepëruan me alkoolin procedohen 13 shoferë nga Struga,Ohri…

Më datë 22/23.01.2022 nga ora 22:00 deri në ora 04:00, gjatë kontrolleve të qarkullimit rrugor në zonën e SPB-së Ohër, zyrtarët policorë kanë konstatuar 13 drejtues mjetesh të cilët po drejtonin mjetin motorik nën ndikimin e alkoolit (Ohër-05, Strugë- 03, Kërçovë-03, Dibër-02).” Ata janë nxjerrë menjëherë nga qarkullimi, u janë konfiskuar patentë shoferi dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse. Masat në komunikacion ndërmerren me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion, do të vazhdojnë intensivisht për çka apelojmë nga drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të respektojnë me përpikëri shpejtësinë e paraparë të drejtimit të mjeteve motorike” ka thënë zëdhënësi i SPB-Ohër ,Stefan Dimoski.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...