Edhe C-19 nxori në sipërfaqe parimin “Për ndonjërin nënë dhe për ndonje njerkë”

Naser Iljazi

Pandemia apo kriza që kalojmë në menyrë rastësore nxjerr në sipërfaqe më të keqen nga ne,si individ apo shoqëri…
Debateve ditëve të fundit për shkak të ritjes së nr të infektuarve,mundohet apo tentohet ti jepet ngjyrim politik,etnik,fetar. Në shikim të parë kur informohemi se nga vijnë te infektuarit,gjegjësisht pjesa dërmuse janë nga komunat me shumicë shqipëtare apo muslimane,akuzat për mungesë kulture në respekt të protokolleve,sipërfaqësisht ju jepet të drejtë,fatëkeqësishtë kjo bindje mbështetet edhe nga disa shqipëtar ndoshta nga paniku apo X arsye.
Krijimi i stereotipeve nga e kaluara,se çdo gjë e keqe vjen nga shqiptarët nuk kishte si të ndodhe ndryshe edhe kësaj radhe. Ndarja e shoqerisë në “ne” dhe “ata” vetem ka kontribuar në krijimin e ktyre sereotipeve apo paragjykimeve,kur i fusim këtu edhe dallimet që i kemi mbrenda llojit,fshat-qytet,provincë-metropol etj.
C-19 nxori në sipërfaqe funksionimin e shtetit me dy standarte që egziston me dekada, për ndonjëerin nënë dhe për ndonje njerkë.
Pritëshmërit që respektimi dhe sjellja kundrejt protokolleve si në zvicer nga disa politikan ka nxjerr në dritë naivitetin e tyre apo besimin në gënjeshtrat e tyre se RMV është oaza e paqës dhe e mirëqënies për të gjithë…
Kriza po ashtu është edhe një mundësi në tejkalimin e dallimeve gjegjësisht ndertimin e institucioneve shtetërore për të gjithë pa dallim,krijimin e një kohizioni të mbrendshëm mbi politika inkluzive,gjithëpërfshirëse.
Këtë bashkëpunim në kohë pandemie mund ta shfrytzojmë edhe në luftën kundër këtyre paragjykimeve…StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...