PDSH: Faji për keqmenaxhimin gjatë pandemisë nga BFI i takojnë BDI-së, jo qytetarëve dhe besimtarëve!

Nga PDSH thonë se në Maqedoni situata është e përkeqësuar në aspektin statistikorë duke filluar prej numrit të njerëzve të infektuar, por fatkeqësisht edhe prej numrit të vdekjeve, përqindja është shumë më e lartë prej shteteve tjera në Ballkan.

Në konferencën e sotme për media lideri i PDSH-së Menduh Thaçi mes tjerash tha:StrugaLajm

“Ne jemi munduar sa kemi pasur mundësi të ndikojmë te institucionet poashtu edhe qytetarët t’i paralajmërojmë, te institucionet kemi hasur në vesh të shurdhër, shpesh herë janë munduar që partitë politike që kanë pushtetin sidomos BDI-në që t’i mbulojnë paaftësitë e veta institucionale me aktrime, por fatkeqësisht në javën e fundit në lidhje me festën e Bajramit, jo vetëm BDI-ja, por edhe partitë tjera u munduan të bëjnë një marketing të bajatshëm në lidhje me hapjen apo mos hapjen e xhamive, krejt kjo fatkeqësisht është si rezultat se jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, dhe forcat politike si duket përveç PDSH-së, më shumë përkujdesen për interesa partiake se sa për shëndetin e qytetarëve, kjo situatë nuk do të kalojë shpejtë, sipas analizave dhe konsultimeve me ekspertë të shëndetësisë, andaj e para është që qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, të vetmbrohen, të respektojnë distancën sociale, dhe respektimin e masave tjera, por asesi mos të kalojë në panikë. Ne do të vazhdojmë si duket të jetojmë edhe një kohë të gjatë, dhe bashkërisht të luftojmë t’a mundim të keqen e madhe.
Institucionet e shtetit dhe qeveritarë të ndryshëm, është e bajatshme dhe e pafalshme që të fajsojnë qytetarët kinse nuk janë sjellë si duhet, dhe për këtë arsye kemi përkeqësim të situatës, por duhet të rikthehen dhe të analizojnë veten, dhe normalisht kush do të jetë i interesuar nga ju gazetarët, zëdhënësi jonë mund t’ua jep me data konferencat tona për shtyp të cilat nuk janë plotësuar nga mendjemadhësia apo diçka tjetër, vazhdojmë të insistojmë se vatrat e krizës sidomos në vendbaimet shqiptare si Tetova, Shkupi dhe të tjera, ndoshta do të vazhdojnë të përkeqësohen dhe u kërkojmë institucioneve:
T’a risin numrin e testeve, dhe testet të jenë ku ka pacientë, të gjithë rrethi i tijë dhe njerëzit që kanë komunikuar të testohen.Të ngrihen spitale të improvizuara me kapacitete të mëdha, ku do të vendosen pacientët që janë të dyshimtë dhe jo të lihen në shtëpi.
Vazhdojmë me propozimin që spitali i Leshkës të transformohet në spital Covid-19, dhe vetizolimi shtëpiak të zëvendësohet me dërgim në spitale të improvizuara, por edhe njerëzit me komplikacione klinike të dërgohen në spitalin e Leshkës”.Promoted ContentStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...