Aktuale
Edi Rama i kujton Zoran Zaevit premtimet për shqiptarët
Gjatë qëndrimit në Trieste, në kuadër të samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është takuar edhe me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev. Dy kryeministrat, në takimin mes dy delegacioneve, kanë diskutuar për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, siç shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook. Ai ka uruar që “faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”.