Gjenerali nuk e pranon shkrirjen e Unitetit nga Komandant Qufa

Kryetari i partisë Gëzim Ostreni në një deklaratë për Portalb.mk, thotë se për vendimin e shkrirjes së partisë, kompetent është vetëm Kongresi i Partisë dhe askush tjetër.

“Për vendimin e shkrirjes së partisë kompetent është vetëm kongresi i partisë dhe jo dikush që thirret në emrin e nënkryetarit të partisë se edhe ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetarit më 17 dhjetor të vitit 2016 në mbledhje të kryesor. Do ta analizojmë dhe do të shohim. E para nuk është kryetar, ndërkaq e dytë në bazë të Statutit të partisë, nënkryetari mund të punojë vetëm për atë [farë e autorizon kryetari. Unë nuk e kam autorizuar për këtë punë”, thotë Ostreni.

Ai më tej shton se Kongresi “i ka autorizuar që ta implementojnë programin dhe jo të shkrihet”.StrugaLajm

“Bashkimi i partive nënkupton shkrirjen e programit, ne nuk jemi ulur ta shkrijmë programin, ndërkaq po i shkrijmë partitë. Këto probleme janë të zgjidhura, pasi që bashkimi i partive bëhet kur tre partitë janë të dakorduara, por RDK nuk dakordohet, ndërkaq “Uniteti” s’ka qëndrim për shkrirje”, tha ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...