Edi Rama suprizon dy femijet qe u hodhen nga ballkoni me Cristiano Ronaldon dhe Buffon…

Aureli dhe Alesi, 10 dhe 8 vjeç, janë dy fëmijët nga Thumana, që u hodhën nga ballkoni për të shpëtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Dy vogëlushët, ishin takuar më herët me kryeministrin Edi Rama, ndërsa kishin thënë se e duan Kristiano Ronaldon dhe Bufon.

Kryeministri Rama, ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.StrugaLajm

“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.
Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.
Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur, vijon më tej Rama.

In : Aktuale

Loading...
loading...