Edmond Vejseli:Struga ka nevojë për revizion ,si janë harxhuar paratë e buxhetit

Pas fjalës së kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe kreut të opozitës në Këshillin komunal të Strugës Ymer Ymeri me një fjalë u prezantua këshilltari Ilia Pejoski nga Partia Socialiste i cili potencoi se llogaria përfundimtare nuk duhet të kalojë kështu në heshtje .Sipas tij, duke iu referuar punësimeve me kontratë në vepër për të cilat Komuna e Strugës ka ndar 120 mije euro, rreth 7 përqind të buxhetit, dikush sipas tij do të duhet të japi llogari ,cfarë ekspertësh kanë qënë këta të punësuar që Komuna e Strugës përvec se ndan 850 mijë euro për rrogat e të punësuarëve ka pasur nevojë për shtim kapaciteti.Gjithashtu, sipas Pejoskit një nga zërat për të cilën duhet të jepet llogari është edhe fondi i harxhuar për mirëmbajtjen e makinave i cili sipas tij është galopant.Në këtë linj ishte edhe diskutimi i këshilltarit Inajet Danii i cili potencoi se ne flasim për harxhime kolosale a ndërkohë ballafaqohemi me rrugë me gropa,mungesë të ujit të pijshëm dhe në këtë drejtim përmendi shembullin e Dollogozhdësi vendbanim nga ai vjen.Danii potencoi se ka ardhur koha që për cdo harxhim të panevojshëm dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe jo si deri më tani .Ndërkohë, në fjalën e tij këshilltari i Lëvizjes Besa, Edmond Vejseli potencoi se për cdo ditë dëgjojmë pretendime se janë harxhuar apo janë keqpërdorur shuma të ndryshme financiare .Ka ardhur koha tha Vejseli që të ketë një revizion të harxhimeve që janë realizuar, në mënyrë që të kihet një pasqyr më të saktë se si qëndron e vërteta.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...