Llogaria për 2017 ‘’bashkon’’ opozitën dhe pozitën në Strugë

Këshilli i Strugës me 24 vota pro , të pozitës dhe opozitës ka miratuar llogarinë përfundimtare për vitin 2017 të komunës.Para këshilltarëve, ishte kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko i cili elaboroi në detaje dhe në zëra të vecanta të hyrat dhe harxhimet që komuna e Strugës ka realizuar në vitin 2017.Merko, në këtë dalje potëncoi se buxheti i Komunës së Strugës, është realizuar në masën 64 përqind , ndërkohë specifikoi se një pjesë e harxhimeve akoma nuk janë përfundimtare, sepse sipas tij akoma nuk janë mbuluar.Ndërkohë, ai referoi edhe për mos realizime të zëra të vecanta dhe në këtë drejtim përmendi mos shitjen e tokës ndërtimore e cila sipas tij ka dhënë inpakt edhe në buxhet.Ndërkohë, një hendikep për buxhetin edhe këtë vit sipas Merkos është krediti i Proaqua për të cili sic tha i janë marr buxhetit të komunës në vitin 2017 rreth 400 mijë euro, ndërkohë në total prej vitit 2011 buxhetit të Komunës i janë marr mbi 2 milion euro , para të cilat do të duheshte të paguhen nga Komuna e Ohrit sepse sipas tij investimi është kryer në atë komunë .Merko, paralajmëroi se për këto para që i janë marr Strugës do ndiqet ana ligjore në mënyrë që këto para t’i kthehen Strugës.Gjithashtu,ai potencoi se gjatë vitit 2017 janë realizuar edhe shumë cesione për të cilat sic tha do të jenë organet kompetente që do thonë fjalën e tyre.Ndërkohë, referuar borxheve ai potencoi se Komunës së Strugës i janë lënë borxhe të cilat sic tha gradulaishtë do të paguhen dhe në këtë drejtim përmendi disa kompani të cilat nuk janë paguar për punët që kanë kryer. Ndërkohë, në fjalën e tij kryetari i ASH-së, dega në Strugë, njeherësh këshilltar në Këshillin komunal, Ymer Ymeri, raportin e punës së Komunës së Strugës e kualifikoi korrekt duke specifikuar se pa marr parasysh që në pjesën më të madhe të 2017 ka qeverisur ASH-ja ky raport tregon se gjatë këtij viti janë kryer shumë punë të cilët qytetarët i shohin.Ndërkohë referuar kompanive të cilat nuk janë paguar për punët e realizuara Ymeri kërkoi që Komuna e Strugës të mos bëj dallime por t’i paguaj kompanitë për realizimet.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...