Emin Kupa:Veleshta ballafaqohet me mungesë uji dhe rrugë të papastruara

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët nga Veleshta,Emin Kupa deri te Strugalajm ka përcjellur shqetësimin e banorëve të këtij lokaliteti në lidhje me mospastrimin e rrugëve nga dëbora si dhe reduktimin e furnizimit me ujë të pijshëm.Kupa,deklaron se prej disa ditësh Veleshta, ballafaqohet me mungesë uji, një problem ky ,që sipas banorëve, përcjell ai ,po përsëritet herë pas here ,ndërsa ,së fundi prej një jave, një pjesë e banorëve nuk kanë ujë në çezme.Ndërkohë,një problem tjetër,që sipas Kupës, kanë ngritur banorët është mospastrimi i rrugëve nga dëbora gjë që sipas tij ka vështirësuar qarkullimin.Kupa,kërkon nga komuna por edhe Proaqua të kryejnë punët për të cilat kanë marr përgjegjësi dhe paguhen nga qytetarët.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...