Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit: U bëra kokë turku

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor po mbahet mbledhja për të diskutuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për pezullimin nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Në fillim të mbledhjes, kreu i ILD-së, Artur Metani ka thënë se Enkeleda Kapedani ka diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit. Sipas tij duhet të pezullohet nga detyra Enkeleda Kapedani deri në përfundim të hetimit.

”Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit”,-u shpreh Metani.StrugaLajm

Në fjalën e saj, Kapedani teksa ka kërkuar një ndjesë publike, ka thënë se veshja dhe shijet e saja muzikore nuk kanë ndikuar në ushtrimin e detyrës. Ajo bëri me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit. Po ashtu Kapedani theksoi se prej 7 vitesh në detyrën e gjyqtares nuk është proceduar asnjë herë me shkelje.StrugaLajm

”Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam bërë foto dhe video për të hequr stresin, jo për t’i publikuar. Videot e mia nuk kanë ndikuar asnjëherë në vendimet e mia si gjyqtare. As veshjet dhe as muzika nuk kanë ndikuar. Ndonjëherë i bëj video vetes pa prezencën e askujt, pa u menduar mirë. Më gjykoni për veprimet në punë. Jam përpjekur me mish e me shpirt. Kam mbaruar studimet me rezultate super të larta. A ka njeri që nuk e ka kënduar një këngë në jetën e tij private. Jam bërë kokë turku. Unë i përmbush me përpikmëri të gjitha detyrat. Kujt i shkela në kallo? Pse jam unë e goditura? Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion. Kam paraqitur dorëheqjen zi zv. kryetare e Gjykatës së Elbasanit”, tha ajo.

In : Aktuale

Loading...
loading...