Enver Petrovci: Gruaja shqiptare gjithmonë e ka mbajtë popullin tonë

Aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci ka komentuar suksesin e nëntogeres shqiptare, Ilirianë Bunjaku, e cila u nderua me Shpatën Ndërkombëtare në ceremoninë e diplomimit në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani.

Për t’u nderuar me këtë çmim, ajo ka triumfuar përballë një konkurrence të fortë, ku ka arritur të tregonte performancë superiore në lidership, rezultate akademike, shkathtësi ushtarake dhe qëndrueshmëri fizike.StrugaLajm

“Gjithmonë kam deklaruar dhe prapë po e përsëris, se femra gjegjësisht gruaja shqiptare gjithmonë e ka mbajtë popullin tonë. Ne meshkujt duhet te jemi të sinqertë dhe të pranojmë se femrat tona janë më të zonjat se ne meshkujt. Vini re, përfaqësueset më të spikatura në çdo lami janë femrat. Prandaj ju lutem, duhet të kemi më shumë respekt për gratë dhe nanat tona, dhe të u japim më shumë raste që të vijnë në shprehje shkathtësitë e tyre”, wshtw shprehur PetrovciStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...