Falen kamatat, borxhet me 12 këste

Pushteti do të falë kamatat për borxhet më të vjetra ndaj ndërmarrjeve komunale publike, si dhe ndërmarrjeve të reja në nivel komunal. Vetëm në Shkup, me këtë masë qeveritare do të përfshihen 56 mijë shfrytëzues nga 260 mijë shfrytëzues të shërbimeve të Ndërmarrjes së Ujit dhe Kanalizimit.

Pushteti do të falë kamatat për borxhet e vjetra ndaj ndërmarrjeve komunale publike, si dhe ndërmarrjeve të tjera në nivel komunal. Me faljen e kamatave pritet të ndihmohen afër 180 mijë qytetarë me llogari të bllokuara. Vetëm në Shkup, me këtë masë qeveritare do të përfshihen 56 mijë shfrytëzues nga 260 mijë shfrytëzues të shërbimeve të Ndërmarrjes së Ujit dhe Kanalizimit. Pritet që zgjidhja ligjore së shpejti të ofrojë edhe më shumë të dhëna për mënyrën e lehtësimit të borxhit të qytetarëve. Kjo, ndër të tjerash parashikohet në pakon e pestë të masave ekonomike. Mirëpo, akoma nuk dihet saktësisht se a do të falen edhe kamatat e rrymës dhe ngrohjes. Nga EVN-Maqedoni thonë se angazhohen për një zgjidhje të tërësishme dhe sistematike të çështjes së borxheve të mbetura. Nga kjo kompani thonë se në rast se do të ketë edhe zyrtarisht vendim për diçka të tillë – i njëjti do të merret në shqyrtim, ndërsa shtojnë se vetëm falja e kamatave nuk do të ketë ndonjë ndikim më të madh në zgjidhjen e problemit të borxheve. Kohë më parë, nga ekzekutivi kanë paralajmëruar se do të lehtësohet kthimi i borxheve për më të varfrit me kusht që borxhi të paguhet në këste prej 12 muajsh.StrugaLajm

Në mbledhjen e Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve në fund të muajit janar, kryeministri Zoran Zaev, theksoi se do të fshihen të gjitha kamatat e qytetarëve që kanë borxh ndaj institucioneve shtetërore dhe komunale me kusht që borxhi të paguhet për një vit. Bëhet fjalë për borxhe për ujë, ngrohje, tatime ndaj shtetit, ndaj ndërmarrjeve banesore dhe të ujit etj. “Qëllim është jo që menjëherë të kthehet borxhi, por të nënshkruhen marrëveshje për 12 muaj, në këste dhe tërësisht të fshihen kamatat për borxhet e personave fizik që do të mundësohet si zgjidhje ligjore”, tha kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, ekzistojnë shumë ndërmarrje publike si shtetërore ashtu edhe komunale që nuk mund ti paguajnë llogaritë e rregullta, andaj edhe i përllogarisin qytetarët si borxhlinj, ndërsa qytetarët nuk mundet të paguajnë edhe borxhet e vjetra edhe të reja. Andaj qëllimi është të fshihen normat e interesit për qytetarët ndaj institucioneve shtetërore dhe komunale shton më tej ai.StrugaLajm

Lehtësime të ngjashme për pagesën e borxheve ndaj qytetarëve të rrezikuar në aspektin social janë realizuar edhe nga qeveritë e mëparshme. Nga ana tjetër Kuvendi në muajin shkurt të vitit të kaluar e miratoi Ligjin për fshirjen e kamatave dhe programimin e serishëm të borxheve dhe harxhimeve për personat fizik apo për qytetarët. Në fillim të vitit të kaluar, vlerësohej se do të fshihen më shumë se dhjetë milion euro në emër të kamatave për lëndët që janë dhënë për përmbarim deri 31 dhjetor të vitit 2017 nga ana e ndërmarrjeve publike dhe shtetërore dhe organeve shtetërore. Ligji mundësonte edhe anulimin e kamatave të përllogaritura dhe programimin e borxhit kryesor dhe harxhimeve që dalin nga lëndët e vjetra ekzekutive gjyqësore të transferuara tek noterët dhe përmbaruesit në bazë të Ligjit për përmbarim deri më 31 dhjetor të vitit 2011. Apo kur u bartën mbi 200 mijë lëndë nga gjykatat tek noterët dhe përmbaruesit. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...