Familjarët për INA : Vrasësi i Dilaver Bojkut është nga Struga

Vrasja e biznesmenit strugan Dilaver Bojku vazhdon të mos zbardhet nga organet policore të Republikës së Maqedonisë.

Derisa në mediat maqedonase spekulohet se vrasësi ka folur gjuhën serbe, ose versione tjera se vjen nga Shqipëria. Burime nga familja e Dilaver Bojkut theksojnë për agjencinë e lajmeve INA se vrasësi është nga Struga dhe se dihet me emër dhe mbiemër.

“Në ditën e vrasjes në vendin ku është kryer akti makabër kanë qenë të pranishëm dy motora dhe një mercedez benz pa targa dhe me ngjyrë të zezë.StrugaLajm

Policia i ka të gjitha incizimet, mirëpo deri më tani heziton të dalë dhe të thotë të vërtetën”, thekson burimi nga familja e Dilaver Bojkut.

In : Aktuale

Loading...
loading...