Familjet më shumë kanë shpenzuar për ushqim dhe pagesën e faturave

Në Maqedoni familjet shpenzojnë shumicën e të ardhurave të tyre për ushqim dhe pagesën e faturave.

Në muajin korrik, një familje ka pasur nevojë për 34.128 denarë për shpenzimet bazë.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë llogarit se në korrik një familje prej katër anëtarësh ka pasur nevojë për 34.128 denarë për të mbuluar nevojat e tyre bazë mujore.

Shumica e parave u shpenzuan për ushqim dhe pije (14.417 denarë), ndërsa 10.826 denarë ishin të nevojshëm për shpenzimet e përgjithshme.StrugaLajm

2,528 denarë ishin të nevojshëm për transport, 2.381 denarë për higjienë dhe pjesa tjetër për këpucë, veshje, mirëmbajtje shëndetësore dhe aktivitete kulturore.

Enti Shtetëror i Statistikave së fundmi njoftoi se në maj paga mesatare arrinte në 28.721 denarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...