Fatime Useini nga Dollogozhda e Struges shpallet kampione ne “Swisskills 2022″në Zvicër

Fatime Usieni triumfoj në kampionatin Zvicran Swissskills 2022 ku ajo arriti në finale me medalje bronzi shkruan Strugalajm.com.
Strugania Fatime Usieni bëri një performancë të shkëlqyer duke u shpallur kampione në Zvicër.Useini ishte e vetmja shqiptare që fitoi në finalet e Kampionatit Zvicran.
Gara përmbante lloje të ndryshme dhe taktika të ndryshme të flokëve dhe modelimit të tyre, për të krijuar art me flokë.
Në gara morën pjes 15 kandidate ku prej atyre u zgjodh Useini.
Gara përmbante ditë kualifikimi si dhe Useini arriti deri në finale.Fatime Useini shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje ndërsa atë të mesëm në shkollën Niko Nestor ndërsa më pas ka vazhduar në Zvicër në shkollën 4 vjeçare në GIBB – shkolla profesionale e Bernit.(Strugalajm.com)

Foto :StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...