Fatmir Dehari: Ky është vizioni im për Kërçovën

Qyteti i Kërçovës si qendër urbane e komunës së njëjtë në Maqedoninë Perëndimore ndodhet në lartësi prej 620-650 metrash mbi nivelin e detit, ndërsa vendbanimet e tjera në të ndodhen në lartësi prej 600 deri në mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit.

Kryetar aktual i komunës së Kërçovës është Fatmir Dehari (44) i lindur në fshatin Sërbicë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Elbasan, Republika e Shqipërisë. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1998, ndërsa ka përfunduar studimet master dhe të doktoraturës në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin për Shkenca Sociale. Ai është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve.

Nga viti 2002 deri në 2006 ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Në vitin 2008 e kreu funksionin drejtor i PTT – Njësiti rajonal i Kërçovës. Në zgjedhjet lokale në vitin 2009 u zgjodh kryetar i komunës së atëhershme Osllomej.

Me çfarë potenciali për momentin disponon komuna e Kërçovës?

“Komuna jonë, siç e dini në vitin 2013 përsëri u bashkua, gjegjësisht Kërçovës iu bashkuan Osllomei, Zajazi, Vraneshtica dhe Drugova. Për disa shkaqe atëherë vendosëm në mënyrë konsensuale të mos e largojmë asnjë punonjës të administratës prej të gjitha pesë ish-komunave, kështu për momentin kemi mjaft administratë të madhe, por ia dalim me sukses t’i sistemojmë dhe të gjithë për momentin janë të angazhuar në mënyrë përkatëse pasi që nuk bëhet fjalë për numër të vogël. Për momentin janë të angazhuar rreth 200 punonjës”, thotë Dehari.

Cili është potenciali i personelit në komunë?

“Siç thamë kemi numër të mjaftueshëm të njerëzve dhe janë të trajnuar në mënyrë mjaft profesionale, kështu të gjitha sektorët punojnë me kapacitet të plotë dhe mendoj se edhe qytetarët janë të kënaqur prej shërbimeve të cilat i marrin prej administratës tonë, të paktën deri tek unë për momentin nuk ka ankesa, theksoi Dehari.

Cilën hapësirë e posedoni sepse thatë se keni shumë administratë?

“Kur do të kompletohet ndërtesa e re, kushtimisht, rehatia do të jetë më e madhe, por dhe shërbimet ndaj qytetarëve besoj se do të jenë më efikase. Ndërtesën e re tanimë kemi filluar ta rikonstruktojmë me mjetet tona. Faza e parë e rinkonstruksionit ka përfunduar, janë vendosur dyer të reja dhe dritare, ndërsa në pranverë do të shpallim tenderin për fazën e dytë të rikonstruksionit. Ndryshe ndërtesa e re gjegjësisht është objekt i vjetër i komandës së mëparshme të garnizonit të ARM-së e cila komplet do të rinovohet”, tha Dehari.StrugaLajm

Me cilat probleme reale përballet komuna?

“Po, kemi probleme në shumë sfera, por kemi arritur t’i zgjidhim ato. Mbeturinat i kemi trashëguar si problem në një vend, rreth 300 metra linjë ajrore larg spitalit, por gjetëm zgjidhje të përkohshme, deri në ndërtimin e deponisë rajonale. Për momentin e çojmë në gropat ku është gërmuar qymyr për nevojat e minierës Osllomej dhe është mbuluar me dhe, por potencoj se kjo është zgjidhje e përkohshme.

Kemi probleme dhe me shërbimet shëndetësore ndaj qytetarëve sepse ata marrin shërbime në objekte të vjetra dhe të shkatërruara të cilët pothuajse nuk plotësojnë asnjë standard. Por, edhe ky problem do të tejkalohet sepse nga fundi është ndërtimi i një ndërtese të re ku qytetarët do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore, me pajisje moderne, ndërsa e gjithë kjo kuptohet në bashkëpunim me Qeverinë e re.

Gjithsesi, këtu është edhe problemi me punësimet. Bëjmë gjithçka për të ulur papunësinë e cila për momentin është edhe prioriteti ynë kryesor me tërheqjen e investitorëve të huaj në dy zonat industriale, ku tanimë punojnë disa fabrika. Më e madhe është fabrika për airbag (jastëkë ajror) “Kej Sejfti Sistems” (KSS), ku punojnë rreth 1.000 persona, me tendencë për të rritur këtë numër”, potencoi Dehari.StrugaLajm

Cilat projekte janë prioritet në periudhën në vazhim?

“Ka shumë projekte, por më shpejt duhet të punojmë në projektin “Sushica”, gjegjësisht lumi që kalon nëpër qendrën e qytetit dhe do të ketë pamje të re me korsi në të dy anët. Më pas do të ketë shtigjet për biçikleta për rekreacion, gjithsesi dhe kortikultura do të organizohet me ndriçim të përshtatshëm që të mund të përdoret edhe në orët e natës”, theksoi Dehari.

Cilat projekte më të mëdha janë realizuar në Kërçovë?

“Po, unë fillova me rikonstruktimin e “Marshall Tito”-s, përkatësisht me Çarshinë e Vjetër e cila në tërësi ishte rinovuar, pastaj ka vijuar bulevardi i cili u rikonstruktua, u zgjerua me infrastrukturë nëntokësore dhe kuptohet me ndriçim dhe rregullim kortikulturor. Pothuajse në çdo vend të populluar është ndërtuar nga ndonjë objekt infrastrukturor. Në kohën më të shkurtër do të lëshohet në përdorim edhe stacioni filtrues më i madh për pastrimin e ujërave të ndotur, me teknologji të lartë dhe do të jetë një nga objektet e tilla më moderne në rajon. Objekti ndërtohet me mjetet e IPA fondeve”, tha Dehari.

Cili është bashkëpunimi me komunitetin e biznesit?

“Ne si pushtet lokal bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme dhe kemi sektor të veçantë i cili është i obliguar për kontakte me bashkësinë e biznesit, pavarësisht nëse punohet për investim vendor apo të huaj. Kemi bashkëpunim dhe kontakte me diasporën e cila shpreh gatishmëri të investojë në sfera ku mendojnë se me përvojën që e kanë, do të mund të ndihmojnë. Unë shpesh herë udhëtoj atje që t’u sqaroj për mundësitë të cilat ne i ofrojmë për udhëheqje të biznesit”, thotë Dehari.

Si është bashkëpunimi kryetar komune – këshill i komunës së Kërçovës?

“Pjesa më e madhe e qytetarëve të komunës së Kërçovës e dinë se ne si komunë kemi një nga buxhetet më transparente komunale, i cili është votuar nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike, jo vetëm në përbërjen e parë të Këshillit, por edhe në përbërjen e re të tanishme. Të jem i sinqertë, nuk arrij gjithmonë të jem i pranishëm në të gjitha seancat e Këshillit, por krahas buxhetit dhe shumë vendimeve, ose 80 për qind pranohen njëzëshëm nga anëtarët e të gjitha grupeve këshilluese. Kjo besoj se është tregues i mjaftueshëm se në Këshill punojmë në interes të të gjithë qytetarëve dhe atë interes e shoh në nivel lokal, sepse bëhet fjalë për problemet e qytetarëve të cilët jetojnë në këtë mjedis”, potencon Dehari.

Cili është vizioni juaj për Kërçovën?

“Nëse unë nuk kam pasur vizion, të jeni të sigurt se nuk do të pajtohesha ta udhëheq komunën si kryetar. Këtë funksion unë e kuptoj si obligim t’u shërbej qytetarëve. Qëllimi im ishte dhe ende është Kërçova të bëhet qytet për jetë dinjitoze, e të gjithëve të cilët jetojnë në të, pa përjashtim. Megjithatë edhe mandati i dytë i fituar është tregues se qytetarët kanë besim te unë, kjo për mua paraqet nder, por edhe obligim që në mënyrë më dinjitoze t’u shërbej”, theksoi Dehari. MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...