Fitore e pastërt ndaj Pelisterit
F.C. Struga është rikthyer fuqishëm tek fitorja, duke mundur në shtëpi Pelisterin me rezultatin 4:0. Është ky një reagim i mirë i skuadrës, pas asaj disfate në mesjavë në kuadër të Kupës, ku tashmë gjithë vëmendjen e përqëndrojmë në ndeshjet kampionale dhe 4 xhirot e mbetura. Pjesa e parë kaloi në shenjën e sulmuesit, #PaOmarXhobe, i cili realizoi dy gola. Fillimisht në minutën e 16-të u gjind mjaft mirë para portës kundërshtare, që më pas edhe në minutën e 43-të, të përfitoj nga një top para 5-metërshit të portierit kundërshtarë dhe të shënojë golin e dytë brenda 45 minutave të para. Në minutën e 58-të regjistruam momentin më të bukur të ndeshjes. Një goditje dënimi e akorduar jashtë zonës për skuadrën tonë, bëri që #BesmirBojku ta ekzekutojë atë në mënyrë perfekte, duke shënuar një eurogol për rezultat 3:0. Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi në minutën e 65-të një diagonale e gjatë e #Bosançiç gjeti të vetëm para portës kundërshtare #ValentinKoçoskin, i cili me një parabolë shënoi edhe golin e katërt për Struga Trim Lum, që tashmë me 39 pikë pozicionohet në vendin e 6-të. Ndeshjen e rradhës do ta zhvillojmë javën që vjen në Tetovë kundër Renovës. #ForcaStrugaTrimLum