FENOMENOLOGJIA E LUFTËS!


Burimi i traumave më të mëdha është lufta! Nga të gjitha të këqiat njerzore lufta është dukuria më shokante, që mund të përceptohet si manifestim ndërmjet civilizimit dhe barbarizmit! Si do të dukeshte bota nëse vetem një vit njerëzit jetonin në paqë! Atëherë për herë të parë prindërit nuk do ti varrosnin djemt e tyre,njerëzit do të jetonin më mirë: pa agoni dhe pa politikan idiot. Asgjë në botë nuk i bën njerëzit më fatkeq se luftrat ,në luftë një plumb ka vlerë më të madhe se jeta e një njeriu! Luftat bëhen për shkak të interesit të dikujt, që është i ndarë nga njerëzit. Ato që luftojnë nuk dinë për cilin luftojnë, atë e bëjnë në emër të ndonjë ideali imagjinar! Prej luftrave kuptojmë se njeriu është qenie te i cili zilia është mbi mendjen! Zilia e grupeve sunduese e provokojnë luftën, për të sunduar me botën! Askush nuk ka te drejte të luftoj për pasuri dhe territor, se toka ka hapsirë për jetën e te gjithë njerëzve! Udhëheqësit e shteteve të fuqishme përmes luftës e demonstrojnë krenarinë dhe prestigjin e vendit të tyre! Sa luftra janë bërë gjatë historisë ka shumë përgjigje, por asnjë zgjidhje! Për luftënxitësit një ditë pa luftë në botë, do të ishte një ditë e humbur! Luftrat e lodhin popullin,por i pasurojnë sundimtarët! Sikur mbretërit dhe presidentët ta kishin dëgjuar zemrën në vend të krenarisë, atëherë bota do të ishte vendi më idilik me lumturi të plotë klasore dhe racore! Nuk ka paqë të shëmtuar,por as luftë të bukur, edhepse çdo luftë mbaron me marrëveshje!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...