Festë e madhe sportive në Shkollën Shqipe në Zvicër

Në vazhdimësi “Shkolla Shqipe” në Zvicër na ka gëzuar me sukseset dhe rezultatet e shkëlqyeshme në procesin mësimor kësaj radhe na gëzoi me aktivitetet e shkollës. Një garë sportive tepër mirë e organizuar nga mësuesit, prindërit nën drejtimin e mësuesit dhe veprimtarit të palodhur Vaxhid Sejdiut.

Një garë sportive që gëzoi me qindra nxënës të shkollës shqipe “Volkestwil 22”. Të shtunën e kaluar, me datën 18 qershor 2022 në Volkestwil të Kantonit të Zyrihut Shkolla Shqipe në Zvicër organizoi turneun e futbollit Volkestwil 22, në të cilën morën pjesë nxënësit e shkollave shqipe nga disa kantone të Zvicrës. Në garën e madheishin klasat e shkollave shqipe Lozanë, Vevey, Neuenhof, Spreitenbach, Rotkreuz, Zug, Baar, Cham, Vokestwil, Regensdorf, Wetzikon, Uster, Schwerzenbach, Fehraltorf, Seebach, Mönchaltorf, Fällanden, Sempach etj.

Festë e madhe sportive në Shkollën Shqipe në Zyrih!

Ajo që ra në sy nga të gjithë pjesëmarrësit ishte gëzimi i pa përshkruar që kishte pushtuar fytyrat e fëmijëve në këtë garë të bukur sportive, me qëllim që kush do ta zë vendin e parë, kush do të ishte ndër më mirët apo edhe më interesante ishte gara për portierin dhe golashënuesin më të mirë.StrugaLajm

Festë e madhe sportive në Shkollën Shqipe në Zyrih!

Turneu filloi në orën 9:00 dhe përfundoi në orën 14:00 , edhe pse ishe një ditë e me një vapë të theksuar nuk i pengoi nxënësit e shkollave shqipe të dëfrehen, të argëtohen dhe më në fund të fitojnë dhe ta ndajnë gëzimin me lojtarin e kombëtares sonë, të kombëtares së Kosovës, Orges Bunjakun, i cili kishte ardhur enkas nga Franca për t’iu bashkangjitur fëmijëve të shkollave shqipe.StrugaLajm

Festë e madhe sportive në Shkollën Shqipe në Zyrih!

Ekipi “Ilirët” – fitimtarët e turneut “Volkestwil22”

Dhe pas shumë ndeshjeve në mes klasave garuese në finalen e madhe ishin nxënësit e shkollave shqipe Volkestwil me emrin “Shqiponjat”, nxënësit e shkollës shqipe Fällanden dhe Mönchaltorf, me emrin e ekipit “Lugina” si dhe nxënësit e shkollës shqipe Uster e Fehraltorf me emrin “Ilirët|. Pas ndeshjeve në mes këtyre finalistëve doli edhe kjo renditje: vendin e parë e morën nxënësit e shkollës shqipe “Ilirët – Uster”, vendin e dytë “Lugina – Mönchaltorf dhe Fällanden” dhe vendin e tretë “Shqiponja” -Volkestwil. Golashënuesi më i mirë ishte Elon Hasani nga shkolla shqipe Vevey, kurse portieri më i mirë Ermal Ahmeti nga ekipi “Lugina” dhe ekipi fair – play u nderuan nxënësit e shkollës shqipe nga kantoni i Zug-ut me emrin “Shqiponjat e Zugut”.

In : Aktuale

Loading...
loading...