Fetai,kreu i BFI, ngushëllon familjen nga Veleshta dhe lavdëron policët shqiptarë që na e zbardhën fytyrën

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ka ngushëlluar familjen e një prej viktimave në sulmin terrorist në Vjenë. Përmes një postimi publik, ai ka ngushëlluar familjen Vrenezi nga Veleshta e Strugës.

“Shprehim indinjatën e thellë për viktimën e pafajshme nga Veleshta e Strugës Nexhib Vrenezin, i cili humbi jetën në sulmin terrorist të Vjenës në Austri. Shprehim ngushëllimet tona të thella familjes së të ndjerit në këto momente të rënda. Edhe ky akt makabër terrorist tregon se terrorizmi nuk ka as fe e as komb. Zoti e mëshiroftë të ndjerin me Xhenetin e Tij.”

Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai gjithashtu ka lavdëruar policët me kombësi shqiptare që kanë vepruar kundër terrorizmit në rrugët e Vjenës. Ai për ta ka thënë se: Policët shqiptarë na e zbardhën fytyrën në këtë kohë zie. Me tej në reagimin e tij, Kreu i BFI ka shtuar: “Ngjarja në Vjenë tronditi thellë vendin tonë, por nëpërmjet dhimbjes, inatit dhe ofshëtimës, në pah doli një fakt, i cili i bën krenar çdo shqiptar. Tre nga policët që luftuan kundër sulmuesve të Vjenës ishin shqiptarë. Ata u bënë ballë plumbave të sulmuesve që ngritën dorë mbi jetën e njerëzve të pafajshëm, duke vrarë dy gra dhe dy bura, e duke plagosur e shumë të tjerë. Por terrori dhe dhuna asnjëherë nuk kanë pasur as fe dhe as etni dhe si të tilla gjithmonë kanë qenë të dënuara, sepse vetë Islami është fe e Paqes dhe dënon çdo akt të dhunës mbi qenien e gjallë.

Në gjithë këto ndjenja të përziera të dhimbjes, është e paktë të thuhet se jemi krenarë me veprën e policëve austriak me kombësi shqiptare, të cilët dëshmuan se janë në anën e drejtë, i mbrojnë vlerat më të larta njerëzore, demokracinë, lirinë, tolerancën ndërfetare e ndëretnike, të drejtat themelore të njeriut dhe mbi të gjitha jetët e njerëzve. Reagimi i shpejtë i tyre bashkë me kolegët austriak, neutralizoi dhunën e i dha fund gjakderdhjes dhe stuhisë të terrorit nëpër rrugët e Vjenës.

Përmes gjurmëve të dhimbshme të krimit, nën aromën e gjakut dhe barotit, populli shqiptar u zgjua me ndjenjën e keqardhjes dhe mërzisë, sepse nga një person me prejardhje shqiptare po goditej vendi i cili historikisht ka mbështetur kombin tonë, na ka dhënë shtetin dhe sa herë ka qenë nevoja, me armë e ka mbrojtur atë.StrugaLajm

Tre policët shqiptarë në policinë austriake, më shumë se policë, janë ambasadorë të popullit shqiptar dhe shembulli më i mirë se si duhet të mbështetet një popull dhe shtet mik. Ata na e zbardhën fytyrën në këtë kohë zie.

I Madhi Zot u dhëntë jetë e shëndet, bashkë me gjithë kolegët e tjerë austriak.”

Zbardhja krejtësisht e kësaj ngjarje, mbetet obligim dhe prioritet i organeve të brendshme të Austrisë dhe tërë Evropës, për gjetjen dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kanë urdhëruar, planifikuar dhe mbështetur këtë sulm, i cili para së gjithash ndodh nga një shqiptar i cili godet Kryeqytetin e një shteti që historikisht i ka mbështetur shqiptarët. 

In : Aktuale

Loading...
loading...