36 viktima dhe 1037 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa viktima më e re është një 24 vjeçar nga Resnja.
Infektimet më të mëdha vazhdojnë të jenë në Shkup, Tetovë, Gostivar me nga 100 të infektuar e lartë në Strugë 50. Kurse viktimat janë regjistruar 11 në Shkup, 8 në Tetovë, 3 Në Kërçovë etj. Ndërsa janë shënuar edhe 543 pacientë të shëruar.
Sipas Institutit për Shëndet Publik, numri më i madh i viktimave nga COvid-19 janë të pavaksinuar. Sipas të dhënave për tre javën e fundit, vetëm 30 persona nga gjithsej 276 viktima kanë qenë të vaksinuar./Alsat