Filipçe: Mendohet në kufizimin e lëvizjes për të moshuarit

Shkup, 22 mars – Shteti mendon për masa të reja plotësuese për parandalim të përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtje të grupeve më kritike dhe të rrezikuara të qytetarëve. Për ta nesër do të diskutojë Komisioni për sëmundje ngjitëse e cila do t’i deponojë deri te Shtabi qendror, pastaj edhe sipas nevojës deri te Qeveria, njofton KOHA.

“Bëhet fjalë për qytetarë të moshës mbi 65 vjeç për të cilët konsiderojmë se krahas orës policore në mënyrë plotësuese do të duhet të kufizohet lëvizja gjatë ditës, normalisht me leje të lëvizin në orët e hershme të mëngjesit që të plotësohen nevojat, vizitat e farmacive dhe dyqaneve, por edhe pjesë tjetër e ditës si dhe për qytetarë të cilët do të përhapin virusin, ndërsa janë deri në moshën 18 vjeçe dhe pas diskutimit do të kumtojmë masat”, ka sqaruar Filipçe, duke shtuar se informacione shtesë do të ketë gjatë ditës së nesërme.RELATED POSTS

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Çairit, Sopishte…Mar 22, 2020

Përgjegjësi penale-juridike për mosrespektim të orës…Mar 22, 2020

KSHZ i ndërpret aktivitetet për zgjedhjetMar 22, 2020StrugaLajm

Ai ka apeluar deri te të gjithë qytetarët të respektojnë masat, pasi siç tha, “asgjë nuk mund të bëjnë punonjësit shëndetësor nëse qytetarët nuk ju ndihmojnë”.

“Të gjitha këto masa i sjellim dhe apelojmë të respektohen. Ky është qëllimi. Kemi rritje të numrit të rasteve dhe kjo është e pritshme. Do të rritet edhe më tej. Patjetër të respektojmë të gjitha masat që të zbusim numrin e të prekurve nga koronavrusi. Kjo po ndodhë gjithkund në botë. Jam i sigurt se këto masa që dje i kemi sjellë në Qeveri dhe ata që do t’i diskutojmë nesër do të japin rezultat. Por apeloj që njerëzit të respektojnë masat që i sjellim”, ka thënë ministri Filipçe. Ata masa, ka thënë ai janë konform zhvillimit të kësaj sëmundje në vendin tonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...