Filloi heshtja zgjedhore në Maqedoni

Partitë politike mbaruan me tubimet e tyre të fundit, me çka dhe përfundoi fushata zgjedhore prej 20 ditëve, ndërkaq prej mesnatës ka filluar “heshtja zgjedhore”.

Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, prej mesnatës në kontekst të “heshtjes zgjedhore”, nga hyrja e saj në fuqi, deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Mbi 1,8 milion qytetarë me të drejtë vote do të votojnë në 3.480 qendra votimit për zgjedhjen e kryetarëve të 80 komunave dhe kreut të Qytetit të Shkupit.StrugaLajm

Të shtunën (sot) do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosuri

In : Aktuale

Loading...
loading...