Fiton lotarinë në Zvicër mbi 183 milionë franga

Një djalosh me fat ka fituar një shumë rekord prej 162 milionë euro në lotarinë zvicerane.
Ky është një rekord i ri i Zvcirës në lojërat e fati “Euro Millions” . Lojtari nga rajoni i Zvicrës Veriperëndimore fitoi shumën e pabesueshme prej 183,897,039.30 franga të martën. Ai kishte luajtur me vetëm 24.50 franga, shkruan IndeksOnline.

Sic njofton Swisslos, personi ka pasur numrat e saktë 7, 17, 29 , 37 , 45 dhe yjet 3 dhe 11. Kështu, ai ka thyer rekordin e mëparshëm zviceran prej 157 milionë franga – fituar më 19 dhjetor 2017.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...