Mal kujtimesh për Osman Telën – Dr. Prof. Musa Musai

OSMAN TELA (1925 – 2000) DHE NEZIR TATESHI I NDJERË

Mal kujtimesh për Osman Telën

Shkruar nga Dr. Prof. M.MusaiStrugaLajm

Në Thateshin e Sipër të Strugës, në një familje me traditë kombëtare lindi Osman Tela. Osmani ishte fëmija i shtati i familjes së Bajram Telës, ata ishin katër vëllezër dhe katër motra. Fëmijëria e tij ka qenë sa interesante aq e çuditshme por më shumë e dhimbshme. Kuptohet se atyre viteve fëmijët nuk pranonin vakcina për imunitet kundër sëmundjeve ngjitëse. Prandaj sëmundjet i lodhnin fëmijët, duke u lënë shumë pasoja shëndetësore. Osmani në fëmijëri ka përjetuar shumë lloje të sëmundjeve, të cilat i lanë pasoja fizike në shëndetin e tij të mëtutjeshëm. Por ato pasoja shëndetësore kurrë nuk e penguan në dëshirën dhe bindjet e tija, se për komb lindet edhe vdiset. Daja Osman gjithëmon thoshte edhe në kohët më të vështira, burri është ai që vendos. Burri është si guri, i rand dhe i lidhur për vatanit të vet, si mishi me ashtin. Këto fjalë shpesh i përmendte dhe i përsëriste, dhe thoshte: o daj vatani nuk shitet dhe nuk blehet. Por për vatan luftohet, po të jetë nevoja edhe vdiset. Kishte bindje vullkanike për popullin dhe dashurin kombëtare për bashkim kombëtar. Osman Tela si fëmi i shtatë i Bajram Telës, ka qen fëmi intelegjent, por i pashkolluar. Ishte njeri i pa shkolluar, por me plot bindje dhe dashuri për Shqipëri të bashkuar dhe demokratike. Ai u poq dhe u ngrit në luftën e gjatë për çështje kombëtare prej konakut në shtëpin e vet. Në të cilin konak të familjes së Bajram Telës, gjithëmonë është diskutuar dhe folur për probleme të çështjes kombëtare. Prandaj Osmani u poq para kohe, për dashuri të përhershme familjare dhe kombëtare. Gjithëmon në ndeja, konaqe e ngrente zërin kundër të gjthë atyre që pengonin proçeset për zhvillim të gjithëanëshme kombëtar. Të njejten bindje ekishte edhe vëllau më i madh Raifi. I cili në të gjitha situatat me plot tortura dhe burgosjet, kurrë nuk u thye dhe nuk u ligështue. Ishte shkëmb dhe i tillë vdiq. Raifi ishte më i madhi vëlla por edhe më patrioti prej të gjithëve, ai e ushqeu me ndjenja vëllaun e vet Osmanin. Prandaj Osmani me shumë mall dhe respekt i kujtonte trimat e Strugës, si dhe të qyteteve tjera, të cilët ja kishin mbush zemrën shqiptare me plot dashuri dhe kreari kombëtare.
Osman Telën të cilin të gjithë e thirrim daja Osman, shumë herë e kujtoj si aktivist të gjitha atyre aktiviteteve tona që i bënim bashk, në fushën e humanitetit, përmes Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Nana Tereze” me seli në Strugë. Poashtu në mëyrë aktive u inkuadrua në ndërtimin e Poliklinikës në Veleshtë. Mori pjesë aktive në pajtimin e gjaqeve duke filluar në Thatesh dhe në të gjitha rastet e ekzistuese të cilat ishin strumbullari i të keqës, gjakëderdhjes vëllazërore në gjithë Komunën e Strugës.
Daja Osman asajë kohe shok pune dhe njeri të idealit të gjitha veprimeve e kishte edhe Shukri Tahirin. Shukri Tahiri një burrë në moshë, burr i mençur, plot entuziazëm për çështje kombëtare. Aktivitetet tona imbështeti dhe i ndihmoi me të gjitha mundësitë për të gjitha hallet dhe veprimet kombëtare që i kryem bashk. Unë Musa Musai, Shukri Tahirit i jam mirënjohës bashk me shokët e mi: Irfan Vlashin, Nazif Zhutën dhe Suria Qyrën të ndierë për angazhimin e tijë maksimale për çështje kombëtare. Prandaj Shukri Tahiri vlen të kujtohet për urtësinë, shkathtësinë dhe mençurinë e rrallë që e kishte. Prandaj me shumë respekt e kujtoj dhe e çmoj punën e tijë, për të cilën ishte i palodhshëm. Gjithëmonë na këshillonte, çuna merni punët më ngadalë dhe mos u ngutni se aty ku flen sherri, duhet më shumë kujdes, mud, punë dhe mend. Ishte njeri me vyrtyte të rralla dhe të larta. Ishte njeri patriot dhe i dashur e i respektuar për të gjithë. Ku me dijtë sa të shkuruajsh për atë njerri, nuk mjafton, se me të tillë burra mburrej familja, fshati, rrethi Struga dhe më gjërë. I qohtë dheu i lehtë dhe lavdi punës dhe veprës së Shukri Tahirit. Të gjithë ne e respektonim, e çmonim dhe ishte një mësues për ne, me shumë përvojë, prandaj të gjithë kishim shumë respekt për te.
Pradaj në Thatesh kishim shumë dëshirë të shkojmë, se takonim kolosë të çështjes kombëtare, të cilët edhe pse ishin në moshë kurrë nuk na thanë u lodhem. Dëshira e tyre parësrore ishte që sa më shumë të punohet dhe të krijohen mundësi për një bashkim kombëtar. Prandaj edhe Osman Tela përjetësishtë do të mbetet njeri i madh dhe i dashur në kujtimet tona. Të dy Shukri Tahiri dhe Osman Tela dhe disa tjerë ishin prej fillimit aktiv në themelimin e Partisë për Prosperitet Demokratik, PPD së në Strugë.
Osman Tela gjithëmonë fliste me kujdes dhe mençuri, prej gjithë asajë përvojës që kishte përjetuar në kohëra të ndryshme, në kohën e mbretërisë Zogiste, Italisë fashiste, etj. Shumë keq e kishte përjetuar hupjen e luftës të Ballit kombëtar, heroizmin e luftëtarëve të Ballit për Bashkim kombëtar. Prandaj me shumë respekt e kujtojë dhe shkruaj se gjithëmon na thoshte, ndaluni me dajen, se e keni gabim. Me kaurrin nuk ka marveshtje me llafe,ata e njohin vetëmforcën. Kështu shpreheshte daja Osman, se fmalija Tela, posaçërishtë familja e tyre, ka vuajtur shumë në kohën e Ballit. Ne si familje ishin me mish dhe shpirt për Nazim Tateshin, të cilit i dham mbështetje burrërore, duke e strehuar në strehimoren shtëpiak dhe nuk ja dorëzuam farës së keqekomuiste. Daja Osman vazhdimishtë fliste gjithëmonë me admirim, për intelektualët e asaj kohe, të cilët numerikishtë ishin pak por ligjëronin shumë bukur si p. sh. Murat Labenishti, Esat Doko, Riza Drini dhe Mentor Qoku,etj. Këta ishin shtyllat e kombit për lëvizje demokratike të çështjes kombëtare për atë kohë. Me dajën Osman kishe kënaqësi ta dëgjoje dhe tregonte në mënyrë kontituive për të gjitha ngjajrjet zhvëllimore të cilat janë kryer prej vitit 1942 deri më 1947. Atë periudhë disa vjeçare e quante luftë dhe dëshirë. E quante luftë ngase gjithë populli shqiptar ishte në luftë, për realizimin e aspiratave historike. Kurse kishte bindjen përdëshirë,se gjithë populli dëshironte të jetë i lirë dhe i bashkuar. Lufta ishte e madhe kërkonte, durim, angazhim dhe besim. Kur them se ajo luftë ka kërkuar durim, angazhim dhe besim, duhet sqaruar sejcilin segment me rënësi në mënyrë tëveçantë.
Durimi ishte shumë i madhë, se duhej popullatës të shumë vuajtur shqiptare me ja treguar të gjitha aspiratat për çështje kombëtare. Por popullata ishte e lodhur në të gjitha drejtimet,ekonomike, sociale dhe kulturale. Angazhimi si segment i dytë kërkonte kohë dhe përpjekje se duheshte vazhdimishtë të ishe në kontaktë me të gjithë ata që e donin çështjen kombëtare me e vazhduar më tutje për të mirë. Por e keqja më e madhe ishte se kishte edhe të atillë persona dhe familje që nuk bindeshin për arsyet e tyre. Kurse segmeti i fundit besimi, ishte dukuri vedimtare te shqiptarët se për tu kryer një punë revolucionare duhej krijuar besimi për njëri tjetrin, të krijonin bindje të përbashkët të gjithë shqiptarët se fitorja është hisja e barabartë për gjithë popullin shqiptar.
Finalen e të gjitha këtyre veprimeve e quante paqë, ngase nëse fitohej lufta, do të kishim paqë të përhershme dhe stabile në Ballkan. Kështu diskutimesh në konaqe dhe në ndeja bënte daja Osmani me plot bindje. Këta fjali i kujtonte si moto prej Murat Labunishtës, doajenit shqiptar, njeriut i cili ka ligjeruar asajë kohe në të gjitha konaqet, ku ai pritej nderohej dhe respektohej. Kishte shumë bindje progresive për figuren e madhe të Murat Labenishten. Kurse unë Musai shepsh herë e ndaljoja duke biseduar se kush ishte Murati? Vazhdimishtë kërkoja të më tregonte sa më shumë për Murat Labenishten, sidomos për bindjet, konceptet progresive, për bashkimin kombëtar. Gjithëmonë i thoja më trego më shumë, për Muratin. Më trego më shumë, për bindjet e tija, me vizion dhe koncepte të ngjeshura kombëtare. Oh bre daj, daja isha pa shkollë, nuk i kam shkruar bisedat dhe diskutimet e tija. Murati kur vinte në konaqet tona, të cilat ishin të mbushura përplot me njerëz, prej fisit tonë,Thateshi, fshatrave tjera për rreth dhe prej Dibre. Murati me kujdes diskutonte dhe thoshte, se shqiptarët kanë nevoj për bashkim kombëtar. Duhet të bashkojmë ndjenjat, dëshirën, ekonominë, mjetet, të krijojmë ushtri të përbashkët, kurse luftën ta orientojmë kundër farës bollshevike, elementit sllav. Në mënyrë shumë të veçantë e urrente bindjen komuniste, për ata gjithëmonë thoshte, fara e kuqe të gjitha përpjekjet i ka për të na zhdukur ne. Murat Labenishta gjithëmonë thoshte, duke e përsëritur se për momentin jemi në një gjendje të palakmueshme, nuk mjafton që kjo bindja jonë të jetë vetëm te disa persona, por duhet të jetë në shpirtin e gjithë popullit shqiptar. Unë shohi tek ju se e doni kombin dhe bani sakrifica kombëtare, keni kapur pushkët për të luftuar, për të drejtat tona. Por gjithë kjo nuk mjafton, se komunistët kërkojnë forma dhe metoda me na zhduk, përmes gënjeshtrave komuniste, të cilët janë më afër për ta gënjyer popullin ton shqiptar, me “bindje bollshevike demokrtike” pallavra dhe gëjeshtra. Të gjitha gënjeshtare e farës së kuqe, lëvizja e Ballit Kombëtar dhe Nacional Demokratët Shqiptar, i kishin kuptuar për hile, për politike kundër shqiptrëve. Por një pjesë bukur e madhe e popullit shqiptar nuk i kuptonte prandaj gënjeshtrat i hante si sheqerka. Nëse vërtet populli jonë do të rreshtohet me komunistët, rrobërija jonë do të jetë e gjatë, e vazhdueshme me shumë mundime sakrifica dhe likuidime. Murati shpesh herë ndalej në diskutime prej njerëzve të cilët donin më shumë spjegime dhe më konkret të jetë në diskutime, se ai kishte dituri të mëdhaja dhe kishte fjalor të cilin vështirë e kishim ta kuptojmë, ne të pashkolluart. Dituria e Murat Labenishtës ishte dituri me ivel dhe kulturë Europjane. Por gjatë diskutimeve, ai ndërpritej prej Nazim Rizvanit – Tateshit, prej Faik Polisit – Dobovjanit, disa miqëve ga Dibra dhe disa vendasve të tjerë. Të cilët kërkonin më shumë sqarime prej Murat Labenishtës.
Murat Labenishta kishte lidhje të gjithëanshme me njerëzit e proçeseve demokratike në vend dhe jashtë. Kur e them në vend, kuptohet me persona në Shqipëri, Maqedoni dhe kam besimin se ai ka njohur burra edhe në Kosovë. Por kur e them jashtë, ai fakultetin e kreu në Francë dhe dinte shkëlqyeshëm frengjishten, Italishten poashtu edhe gjuhët sllave. Murati asajë kohe shkruante dhe informonte opinionin se shqiptarët luftojnë për të drejtat e tyre. Poashtu përmes shkrimeve të tija, ai e kundërshtonte bllokun dhe bindjen komuniste, prandaj ai herët ra në sy për ndjekje prej agjentures komuniste për likuidim. Murati kurr nuk u ligështua prej asajë se edhe mund të vritej. Të gjitha kërrcënimet përkundrazi i jepnin forcë dhe dashuri edhe më të madhe për çështjen kombëtare. Ai gjithëmonë na fliste për mjerimin kombëtar, se jemi popull i diskriminuar, jetojmë në vendin ton historik, të trashëguar dem baba dem prej të parëve tanë. Ka ardhur kjo farë e keqe sllave prek Karpateve, poashtu edhe pjella e keqe turke, bashkarishtë na i kan ndaluan të gjitha vlerat tona kombëtare. Mos me pas të drejtë të ndihemi shqiptar, shqip të flasim, shqip të shkollohemi, të mos hapim shkolla shqipe, të mos këndojmë shqip herojve dhe heroinave tana. Poashtu të mos e përdorim flamurin tonë kombëtar. A sillemi sikur me qen popull i shpifur. Kjo është rrobëri e cila duhet ngrisur dhe poshtruar, se ka për qëllim të na zhduke neve si popull mos o zot më keqë. Pra qëllimi i tyre është që ne të jemi maqineri lëvizëse për nevojat sllave. E ndalte diskutimin daja Osman dhe ofshante dhe thoshte: o daj ata burra nuk vdesin, të pavdekshëm janë, për këtë tokë dhe për këtë popull. Se ata burra barkun me bukë kurrë nuk e ngopën, gjumin e rehatshëm asnjer se ka ba dhe nuk u kënaqën me dashurinë kombëtare dhe familjare. Por me dhimbje i kujtojë dhe them se duke shkuar prej konaku në një konak tjetër, vazhdimishtë ka ba jetë kaçaku. Murat Labenishta pushkën prej krahut kurrë nuk e hoqi. Koburja ja nderonte brezin, kurse çanta ishte përplotë shënime me vlera intelektuale, që Murati shkruante kohë pas kohe. Mbi të gjitha vlera më e madhe ishte çanta plot shënime. Prandaj më vjen keq se kush do ta ket mar atë çantë, përplot vlera intelektuale, evokime, dëshira dhe diskutime, kush do ta ketë marë pasi u vra. Osa shkruante i shkreti, ishte njeri i zjarrët trim dhe i vendosur. Kishte burrëri të pashoq, prandaj lodheshte shumë me ne, se ne të gjithë ishim analfabetë. Lufta e tijë ishte e gjithëashme në popull, për popull dhe kundra asajë pjese të popullit e cila bënte tradhëti. Kur e them lufta etij ishte në popull, populli kishte shumë ngatërresa, zënka, plagosje, vrasje, asmëri, ai me të gjitha mundësitë bënte luftë brenda në popull që të mos ketë ngatërresa, vrasje dhe hasmëri.
Lufta për popull ishte kur ai duhej të lëvizte në shumë drejtime për ta bidur popullatën se ne duhet midis vedi të jemi të bashkuar. Bashkimi ban fuqi dhe të mos jemi hafije të popullit ton për shërbime të ulta primitive, për popujt tjerë. Këta dy llojë lufte, e lidhnin Murat Labenishten me dajën. Se unë i mbaj mend mirë të gjitha fjalët e tija, të cilat Muratit prej gojës i dilnin si fyshek prej karikatorit të automatikut, të cilat fjali e godisnin çdo dukuri negative. Por populli jon si gjithëmon sheh interesa me bindje të poshtra, fitoj unë për interesin tim, punë e madhe nëse nuk zgjidhej çështja kombëtare. Pra Murati ishte njeri i mençun dhe shumë ka ba për popullin e vetë, popullin shqiptar. Fshati Labenishtë duhet të krenohet për atë birë që ja fali kombit dhe dashurisë kombëtare.
Lufta që bëhej kundra popullit për Muratin ishte shumë e pakuptimtë dhe e mundonte shumë. Murati fillimishtë i dënonte të gjithë ata që ishin vën në shërbim të rrugëve të liga dhe ishin shërbetor të komunizmit. Pra shërbetorët e komunizmit, për çështjen shqiptare vetëm pëllitnin si gomerët në hapësira të zbrazta, pa ndonjë vlerë. Shpeshherë Murat Labenishta, përplaseshte me bllokun komunist të cilëve u kundërviheshte me të gjitha argumentet, metodat dhe format patriotike. Por Murati më shumë u luftua dikur, prej vet njerëzve shqiptar të kmerrit të kuq prej komunistëve. Në peshkopi Murat Labenishti luftoi përkrah luftëtarëve të Alil Halisë, kundër forcave partizane. Ishte shqipe mali, i patrembur dhe i pa luhatshëm në qendrimet e tija. Sllavët i pregaditen shumë kurthe, e burgosën në burgun e Idrizovës në Shup, por u hiku prej burgut dhe pa u hamendur shkoi në Peshkopi, ku edhe u vra në luftë kundër forcave patizane më 1944.
Daja Osman evokonte kujtime për të gjithë ata që i kishte njohur dhe kishte bindjen se kan qenë shtylla e lëvizjes për bashkimin kombëtar. Kështu fliste për Esat Dokon, i cili migroi poashtu në Turqi. Fliste poashtu me admirim për Riza Drinin i cili ishte i fisit Bauta, familja e të cilit migroi në Shkodër, por Rizai jetonte dhe vepronte në Strugë. Por kur fliste për Nazim Rizvanin Tateshin ai e kujtonte dhe shpesh herë përloteshte. Derdhte lot për Nazimin, familjen e tijë dhe vuajtjet e përbashkëta familjare. Bashk të dyja familjet kishin përjetuar tmerret komuniste, por Nazimi shëndoshë dhe mirë u përcoll për Greqi,me gjithë familjen, mandej për në Turqi, ku edhe vdiq.
Daja Osman shpesh herë kujtonte strehimoren shumë sekret ku ruhej Nazim Tateshi, në shtëpinë e Bajram Telës, nën kujdesin shumë të madh. Për atë strehimore nuk dinin të gjithë anëtarët e familjes. Numri tyre ishte shumë i vogël dhe i saktë, prandaj mbajtja në sekretin më të madh të Nazim Tateshit me shokët e ka rrezikuar shumë herë familjen tonë duke u përdorur tortura mesjetare. Më shumë prej të gjithëve është torturuar Raifi, vëllai jonë më i madhi i cili doli prej burgut, disa kile si skelet lëvizës. Hekat tona ishin shumë të mëdhaja nuk shkruhen ishin të padurueshme, por me vendosmëri i tejkaluam dhe nuk e dorzuam idealin kombëtar dhe bashk me te Nazim Tateshin. Nazimi ishte prej Thateshit të Epër, i fisit Rzvani, të cilët kishin burrëri, trimëri dhe gjendje ekonomike të pasur. Por Nazimi dhe familja e Nazimit sakrifikuan shumë për kombin dhe çështjen kombëtare. Kjo familje do të përmendet ndër shumë shekuj, në Strugë për sakrificat e panumërta që i përjetoi. Shpirti ja din asajë familje, e cila la vatanin, la pasurinë, i la varret, miqt, shokët dhe u vendosen në Turqi, për një të ardhe tjetër, e cila vonoi dhe nuk i solli fatin ta shohi edhe njëherë vendlindjen e vetë. Nazimi atje jetoi edhe disa vite dhe vdiq ku u varros, u varros me shumë mall si të gjithë patriotë të tjerë të cilët e përjetuan të njejtin fat. Për të ardhmen do të ishte mirë nën kujdesin e familjes dhe dashamirësve të kombit ë Thateshit të ndërtohet një përmendore dhe të kujtohet Nazim Rizvai – Thateshi. Përmendorja do ti mundësojë se Nazimi nuk ka vdek por jeton i gjallë midis fshatit të vet. Pasi për të ardhmen ky propozim nga ana jem Musai, mendoj se ja vlen. Nazimi për gjithëmonë do të mbetet legjenda për lëvizje demokratike për një Shqipëri të Bashkuar, ashtu fshati do të dekorohet dhe do të ketë njëdomethanie të madhe historike.
Pas viteve 1990 pasi ra komunizmi dhe u lehtësuan situatat politike, për takime dhe komunikime, unë pata fatin të kisha fatin të bisedoja me djalin e Nazimit, Neziri. Neziri i cili poashtu ishte burr në moshë por ishte kënaqësi të bisedoje. Unë personalisht Nezirin e njoha te familja e Zini Vincës në Dobovjan, në dasma dhe takime të tjera. Neziri ishte burrë me tiparet e babës të vet. Ai prej ë moshë të re gjithëmonë ka qendruar me pushkë përkrah babës së vetë Nazimit. Të gjitha bisedta të cilat i zhvillova me te, ai me shumë kujdes fliste, shumë pak fjalë i dilnin prej gojës dhe shpirtit të përvëluar. Kur fliste me shumë mallëngjim për atë kohë dhe ata vuajtje që i kishin përjetuar famillja dhe miqt e tyre. Kishte respekt dhe i çmonte sakrificat e familjes tela.
Disa herë kam nisur inicijativa të mbledhi materiale për një dokumentar televiziv. Sidomos në kohën kur punoja në RTVSH, por përpjekjet e mia ishin shumë të mëdhaja, por nuk takoja njerëz të cilët do të mundja ti intervistoj dhe të përdori dokumente faktografike për Nazim tateshin. Prej informacioneve që i kam, shumë materiale për personalitetin e Nazim Tateshit gjenden në duar të fisit të vetë, të cilët nuk i japin, i kan ba pronë të tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...