“Fjala” dhuron pelena për liderët politik të Kosovës

Prtia FJALA ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të titulluar “Pampersa për liderët politik”, dhe gjatë këtij aksioni kanë vendosur pako me pelena para ndërtesës së Qeverisë.

Xhevdet Maloku, kryetar i Degës së Partisë “Fjala” në Podujevë, tha përmes këtij aksioni, ata kanë dashur ta tregojnë frikën përballë vizitës së Vuçiqit në Kosovë.

Ai tha se u kanë sjellë këto pelena institucioneve, që, sipës tij, herën tjetër të jenë më të përgatitur.StrugaLajm

Kurse Avni Çakmaku, anëtar i kryesisë së partisë tha se vizita e Vuçiqit tregoi se kush e ka pushtetin në Kosovë.StrugaLajm

Ai tha se e kanë parë të arsyeshme që t’i dhurojnë institucioneve këto pelena, sepse sipas tij, janë treguar të pafuqishëm. Ai u bëri thirrje institucioneve që të mos lejojnë që qytetaria ta marrë situatën në dorë, por tha se vetë institucionet duhet ta drejtojnë Kosovën. Ai tha se kjo parti është kundër vizitës së Vuqicit në Kosovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...