Flet axha i Albert Krasniqit: Vëllau ishte duke e shikuar armën që bleu Alberti, rastësisht shkrepi

Sot i është dhënë lamtumira e fundit e të riut, Albert Krasniqi, i cili u vra me armë zjarri dje nga babai tij, Skenderi, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00, ku i dyshuari babai i tij, është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Pas varrimit, Ismet Krasniqi, axha i të ndjerit ka thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Krasniqi ka thënë se tanimë i ndjeri, Alberti kishte blerë një armë zjarri me ç’rast duke e shikuar babai i tij kishte shkrepur një plumb në drejtim të djalit, ku si pasojë vdiq.
“Më së pari shprehi falenderime për të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës, çfarë shoqërie ka pasur. Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vllaut e ka blerë një pistoletë ia ka treguar babës se vet plumbi ka qenë brenda ai vllau se ka ditur çka ka edhe ka kërsit plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i randë por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen.Ai vllau ka qenë i paralizum ka mbet në garazhdë edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që babë po du me ble ni allti, po çka pot vyn bre babë kjo allti i ka thënë, jo se që babë e lirë është edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka kërsit alltia edhe e ka vra me një plumb”, tha ai.“Apel me pasë kujdes se arma është e shejtanit, jo e njerit. Por për fat të keq rinia e sotit janë mësu me atë”, shtoi Krasniqi./IndeksOnline/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...