Flet mjeku shqiptar në SHBA: Covid nuk ka mjekim, fatin e pacientit e vendos imuniteti i tij!

Pandemia është tema më e përfolur në të gjithë botën. Në një lidhje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sulejman Çelaj, drejtor i pavijonit të kardiologjisë në një prej spitaleve Covid, në Bronks të New-York-ut, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Mjeku ka theksuar se në luftën ndaj Covid-19, përgjegjësia është individuale dhe ai që vendos është sistemi imunitar.

“Në Tiranë, lokalet janë të mbushur, njerëzit nuk mbajnë distancë. Komunikimi shumë i dendur tregon se njerëzit nuk po izolohen dhe po vazhdojnë jetën normale. Mua më duket normale jeta në Tiranë. Kam punuar në pavijone me pacientë 100% me Covid-19 dhe duke zbatuar protokollet, duke mbajtur maskën, nuk jam infektuar, jo vetëm unë, por shumica e personelit mjekësor.

Në radhë të parë, njerëzit duhet të mbajnë maskat që të mos infektohen. Parandalimi është trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje. Unë sugjeroj që të mbajmë maskat, në rastet kur nuk mbajnë dot distancën 2 metra.StrugaLajm

Duhet të bëhet një jetë më e shëndetshme, ushqim i rregullt, mospirja e duhanit. Secili duhet të kujdeset për veten dhe të marrë masa të mos infektohet.

Trajtimet e infektimeve janë shumë të dyshimta, pasi ne mundohemi vetëm të trajtojmë simptomat, mundohemi të parandalojmë infektimet me baktere të ndryshme, ndërsa për virusin nuk kemi trajtim.

Trupi e lufton veten, sistemi imunitar vendos. Përgjegjësia është individuale”, ka thënë mjeku./

In : Aktuale

Loading...
loading...