Humbja e nuhatjes, simptoma e menjëhershme e Covid-19/ Rikthehet por me një mënyrë të çuditshme!

Kirurgu i Rinologjisë, Peter Andrews kohët e fundit ka kryer një sondazh të 114 punonjësve të kujdesit shëndetësor në spitalet në veri të Londrës dhe Italisë të cilët kishin rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe zbuloi se 70% e tyre nuk kishin nuhatje dhe shije.

Rreth 60% e tyre vazhdonin të përjetonin probleme 52 ditë pas infektimit. Viruset që shkaktojnë ftohje të zakonshme, gjithashtu mund të humbjen e nuhatjes.

Anosmia e Covid-19 është e pazakontë sepse ndodh menjëherë.

Humbja e nuhatjes që kemi me një ftohje të zakonshme, ndodh sepse kemi shumë mbingarkesë për shkak të rrufës dhe molekulat aktive të aromës nuk mund të arrijnë në hundë. Por me koronavirusin duket sikur diçka ndryshe po ndodh, sipas studiuesve.

Humbja e nuhatjes, simptoma e menjëhershme e Covid-19/ Rikthehet por me

Ndërsa kjo simptomë nis dhe rikuperohet, mund të çojë në një gjendje të çuditshme të njohur si parosmia, në të cilën aroma kthehet, por në një mënyrë të çuditshme, të pazakontë.StrugaLajm

Disa pacientë që janë shëruar nga Covid-19, kanë raportuar se ushqimet e tyre të preferuara, dukeshin se kishin erë peshk të ngordhur ose myku.

Studiesit shtojnë se për disa kjo mund të duket zbavitëse por për disa të tjerë mund të shkaktojë shqetësime të mëdha.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh sepse neuronet e nuhatjes nuk lidhen siç duhet me zonat e trurit përgjegjëse për aromat pas rigjenerimit, por ajo që mbetet mister është fakti që disa të tjerë e kanë më të dukshme këtë gjendje.

Një trajtim që mund të ndihmojë disa njerëz është trajnimi për nuhatjen. Kjo përfshin nuhatjen aktive të katër vajrave thelbësorë, trëndafili, limoni, karafili dhe eukalipti për afërsisht 20 sekonda çdo ditë, dhe vepron si një formë e fizioterapisë për hundën. Shkencëtarët thonë se kjo nuk mund të ndihmojë njerëzit me format më të rënda të humbjes së nuhatjes, por mund të jetë e dobishme për parosmikët dhe ata me anosmi të pjesshme, megjithëse provat janë të kufizuara. Ajo që është e rëndësishme për t’u thënë, mbetet fakti se 16% e personave të infektuar sipas ekspertëve e kalojnë virusin vetëm me një simptomë, atë të anosmia-s./M.M-dritare.net.

In : Aktuale

Loading...
loading...