Fokus: A po konsumojnë alkool deputetët në Kuvendin e Maqedonisë?

Përleshja fizike në Kuvend mes kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane Arbër Ademi nga BDI-ja dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ka ngritur pikëpyetje në opinion nëse deputetët konsumojnë alkool gjatë punës në restorantin e Kuvendit.

Këtë temë e ka ndezur edhe ish-deputeti Pavle Trajanov, me deklaratën se disponueshmëria e alkoolit në Kuvend është një tjetër nga arsyet e shumta për një atmosferë të tillë, shkruan Fokus, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Në temën nëse deputetët gjatë pranisë së tyre në seancat e Kuvendit, ku kanë një punë të përgjegjshme në miratimin e ligjeve dhe rregulloreve, ndodhin të jenë nën ndikimin e alkoolit dhe nëse ka alkool në restorantin parlamentar, “Fokus” ka biseduar me një ish-deputet, i cili për shumë vite ishte pjesë e përbërjes parlamentare.

Në restorantin parlamentar nuk shërbehet alkool, por megjithatë, edhe pse më rrallë, ka pasur raste kur deputetët kanë kontrabanduar një shishe.

Punonjësit e restorantit edhe nëse dikush kërkon një gotë pije alkoolike, gjithmonë e kanë theksuar qartë se përveçse nuk e ka në meny, është rreptësisht e ndaluar konsumimi i saj në restorant. Megjithatë, këta njerëz bëjnë ligje dhe vendosin për çështje që janë të rëndësishme për shoqërinë në tërësi dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre.StrugaLajm

Por, po, në përvojën time shumëvjeçare si deputete, ka pasur raste të rralla kur një deputet ka marrë alkool me vete në restorant, por nuk ka ndodhur që dikush të jetë i dehur, në sy të të gjithëve.

Prandaj mendoj se historia e ardhjes së deputetëve në seanca nën ndikimin e alkoolit është më shumë një tentativë që dikush të bëjë lojëra politike, sesa e vërteta – thotë bashkëbiseduesi ynë.

In : Aktuale

Loading...
loading...