Në fotot e mëposhtme shihen dyert e zyrave të Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës në Kuvendin e Maqedonisë.
Zyrat në Kuvend janë në cilësinë e deputetëve dhe jo të liderëve partiak. Ajo që ra në sy në këto foto është se Ziadin Sela, e ka mbishkrimin vetëm në Gjuhën shqipe ndërsa Ali Ahmeti e ka edhe në Gjuhën shqipe, edhe në Gjuhën Maqedonase.
Këto foto ndoshta janë të rastësishme, por ndërlidhen me kohën e debateve për sjelljen e ligjit të gjuhës shqipe, si dhe meritat se cilit subjekt apo lider i takojnë për sjelljen e këtij ligji i cili ende nuk është në fuqi./fol
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2018/03/01BBA968-06FF-406E-A44D-89F5EE5538D4-696x386.png)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2018/03/BA7AFB36-77AB-4DE5-B665-A113716C8E15-300x216.jpeg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2018/03/2B1A5D6D-CC8D-4B9E-9DC5-296C725567FD-300x189.jpeg)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)