Fshesë në BDI, Ahmeti i çon në shtëpi disa drejtorë?!
Kreu i BDI, Ali Ahmeti pritet që disa drejtorë ti shkarkojë për mungesë rezultatesh por edhe disa që kanë kaluar disa vite në kolltuqe drejtorësh, mëson INA nga burime partiake.
Kjo është mësuar edhe nga qarqet partiake, ku ditëve të fundit janë sinjalizuar tensione dhe nerva se kush ka fatin të emërohet apo të marr miratimin e kreut partiak.
Por nga ana tjetër, disa nga drejtorët e deritanishëm të drejtorive dhe agjencive qeveritare po lobojnë tek Ali Ahmeti për të mbetur në postet e tyre. Siç mëson INA, disa kanë ofruar edhe mbështetje më të madhe financiare përmes donacioneve për partinë nëse do të ngelen në postet ku janë.
Në çdo degë në raundin e parë të emërimeve ka pasur nga 3 deri në 5 propozime të shënuara për drejtorë, të cilat më në fund do ti caktojë kreu partiak, ndërsa vulosjen e tyre e bën Ahmeti.
“Nga disa degë për një post drejtori janë dhënë deri në 5 propozime me emra që duhet të vlerësohen. Kjo është bërë për të mos krijuar përçarje dhe për ti dhënë të gjithve hapësirë, por më në fund do të vendoset nga Ahmeti”, theksoi për INA, një zyrtar partiak.