BLENDI PETROL
Aktuale

Gashi më i “fortë” se Kasami!

Derisa Bilall Kasami arriti që të fitojë betejën për të mbajtur vulat dhe logon partiake përmes rrugës institucionale, që ende nuk ka epilog, Afrim Gashi doli më i fortë në betejën për tu bërë pjesë e Qeverisë.
BESA e Gashit në rrethanat e tilla doli më sfiduese duke arritur që të kushtëzojë Zaevin se o ata, o Kasami me njerëzit e tij do të bëhen pjesë e Qeverisë, pra të përzgjedh midis dy grupimeve.
Afrim Gashi arriti që të marrë edhe post ministror dhe se sipas gjitha gjasave do të jetë Ministria e Kulturës, por edhe posti i zv/kryeministrit për reforma. Hyrja në Qeveri do të jetë një kartë e fortë për grupin e Gashit, të cilët do të arrijnë të sfidojnë Kasamin me pushtet, duke joshur anëtarësinë e gjerë e cila pas shumë peripetive dhe garave zgjedhore, sadopak do të dëshironte për të shijuar pushtetin. Por nga ana tjetër, mund të jetë edhe thikë me dy teha, duke rritur pakënaqësitë ndaj pushtetit të Zaevit, që tashmë ka rritur dozën e dëshpërimit të elektoratit, që priti “jetë në Maqedoni”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button