Gastronomi i njohur për struganët Xhemail Rexhepi shpallet kuzhinieri më i mirë në tv Sitel!

-Nëse ka fusha ku nuk mund ti rrëmbejsh trofe Xhemail Rexhepit është guzhina dhe ushqimet e pregaditura nga duarët e tij,me të drejt të cilësuara të ARTA.Ai është emër i njohur i gastronomisë së kuzhinës shqiptare kudo,për të cilin më shumë krenohen kërçovarët me brendin e tij të njohur “RESTORANT PICERI ROMA”,njëra në Kërçovë e simotra e saj në Strugë,të cilat funksionojn prej 25 vitesh.


Në këtë aktivitet të rëndësishëm të gatimit me një cv të pasur në kuzhinë është Xhemail Rexhepi i cili pas qëndrimit të tij disa vjeçar në Romë,ku me sukses menaxhoj atje një nga picerit më me emër,ai nga pasioni që ushqente për kuzhinën dhe dashurin për tokën e tij,në moshën më të mirë braktisi kryeqendrën e njohur në botë të gastronomisë,pacarelave e jetës mondane që ofron ROMA,(për të cilën nga admiri që ka ndaj saj e në shenjë respekti),po me këtë emër fillimisht hapi picerin e tij në Kërçovë dhe më pas atë në Strugë.Emër të cilin e shëndroj në një brend,duke hapur vitet e fundit sallonin e perdeve,mobiljeve dhe fitnesit ROMA.Ku në një gamë të larmishëme aty gjenë modelet nga emrat më të famshëm të produkteve moderne e  të kohës së fundit.Përndryshe jashtë aktiviteteve të tij financiare,Xhemail Rexhepi njihet si një bamirës ku me iniciativ të tij,themelohet Shoqata Humanitare “Dora kërçovare”,përmes të cilës për çdo festë shpërndajn pako me ushqime për familjet në nevojë,ndërkohë sikurse të gjithë e thërrasin “XHEMKO”,është një pasionant i pa shembullt  i sportit në çiklizëm dhe atë alpin,të cilat që të dyja bashkë këto aktivitete  lidhen me natyrën e vendlindjes së tij që ai e dashuron pafundësisht.

Kështu vargut të sukseseve të tij nga pas ju vjen edhe vula e pjesëmrrjes në disa pista çiklizmi,ku në kohën e fundit,ai spikati në arritjen për një kohë rekord në përmbylljen e trajektores në rrugën Manastir-Krushevë-Kërçovë të një gjatësi prej 197 km, e ndërsa rezultati mbreslënës në alpinizëm ishte pjesëmarrja e tij bashkë me grupin e SHB “Ujëmiri”,ku ngritën flamurin tonë kombëtar në majën e lartë të malit Ararati në Turqi me një lartësi prej 5137 mld,duke u shëndrruar kështu në kampionët e parë shqiptar që përballuan këtë sfidë skajshëmrisht të vështirë.Është vargu pafund i sukseseve që karakterizojn Xhemail Rexhepin,i cili burimin e fuqisë shpirtërore përveç te besimi padyshim e gjen te mënyra e të gatuarit me ushqime të shëndetëshme,ku mesa duket është edhe sekreti i sukseseve të panumërta që ka shënuar në karrierën e tij,e ku mbi të gjitha dashuria e parë dhe më e madhja për atë,padyshim ngelet kuzhina ku Restorant Piceria Roma,nën administrimin e tij është këthyer në simbolin e të qenurit ambasador i kulturës sonë gastronomike.Dëshmi të cilën e vërtetoj edhe në garën e shpejtësis dhe kualitetit të gatimit që organizoi Tv Sitell,në të cilën për 20 minuta me një shport ushqimesh prej 490 denarësh,pregaditi shumë llojshmëri ushqimesh,përmes të cilave rrëmbeu vendin e fituesit,trofe me të cilin padyshim në radhë të parë duhet të krenohen kërçovarët e më pas gastronomia shqiptare për këtë aset që kemi në mesin tonë. StrugaLajm

Nga tv Gurra 

In : Aktuale

Loading...
loading...