Gazetari Naser Pajaziti kujton takimin me Madeleine Albright

Shkruan: Naser Pajaziti 

Qenka ndarë nga jeta ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, një “zonjë e hekurtë” dhe diplomate që nuk lindë më!Në vitin 2008 ishim në SHBA rreth 20 gazetarë të huaj në kuadër të një programi të Departamentit Amerikan të Shtetit. Mes tyre isha i vetëm nga ky rajon.Ajo si ish-sekretare e shtetit na priti në një takim dhe përshëndetjet me radhë bëheshin shpejt e shpejt sipas protokollit, por kur më erdhi radha mua isha përgatitur mirë dhe përshëndetjen time ia fillova me fjalinë “Të fala dhe faleminderime të përzemërta ke nga gjithë shqiptarët për atë që keni bërë dhe ju prezantova…”. Në një moment ajo më ndaloi dhe tha se ndjehet shumë e lumtur dhe krenare për atë që ka bërë. Biseda u stërzgjat edhe për pak minuta duke më pyetur se si është situata tek ne dhe a ka përparime.Ishte një takim shumë mbresëlënës që kurrë se harroj. Mbetet një figurë e paharruar për shqiptarët.R.I.P. Madeleine Albright🙏🏻🇺🇸P.S.E lindur si Marie Jana Korbelová, zonja Albright iku nga nazistët si fëmijë nga vendlindja e saj, Çekosllovakia gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’u bërë më vonë gruaja e parë Sekretare amerikane e Shtetit.Ajo u zgjodh në këtë post më 1997 ku shërbeu deri në vitin 2001. Zonja Albright luajti një rol të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në Kosovë dhe mbështeti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, që i dhanë fund luftës në Kosovë.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...