Gëzuar 7 Marsin!

NË KUJTIM TË MËSUESVE KOTO HOXHI, SEVASTI QIRIAZI DHE PAPA KRISTO NEGOVANI

SHPIRTIN E KAM TË LIRË
(Kushtuar Mësuesit të Popullit Koto Hoxhi 1824 – 1895)

S’ t’ u tremb syri, s’ pushove aspak,
Ua mësove shkronjat të lara me gjak.

Kërkove shkollë të hapësh në Qestorat,
Të përpinë bishat, bishat e ngratë.

Shqiptarët në errësirë, s’ ka shkollë të dytë,
Drita e shkronjave, ua verbon sytë!

Mësuesja Sevasti e veshur si djalë,
Niset në burg, pa thënë asnjë fjalë!

Në burg të Bosforit, të hynte në qeli,
Ta shikonte baba Koton, tretur si qiri.

U fut labirinteve të burgut, plot lagështi,
Nga myku fryma iu zu, ndjeu zagushi!

Një grusht njeri, mësuesi Koto, ulur mbi gur,
Baba Koto të ndriti shpirti, përjetë o burrë!StrugaLajm

Foli studentja Sevasti, iu dridh zëri tani
Kur e pa, bërë një grusht eshtra, ai gjeni.

  • Më erdhi fundi, fillova të dëgjoj zëra, jam në kllapi,
  • S’ janë halucinacione, baba Koto, jam unë, jot bi’.

Kush je, moj, zanë mali, që flet me aq dashuri?!
Për popullin tonë, për nënën Shqipëri?!

Jam një studente shqiptare, vij nga Manastiri,
Të mësoj motrat e mia, si ju, baba Koto martiri.

Atëherë trupin ma paskan burgosur këta qafirë,
Trupin më kanë burgosur, shpirtin e paskam të lirë!StrugaLajm

TI ISHE NJË METEOR
(Kushtuar mësueses Gjenoveva Matos)
1928 – 1948

Ishe një vajzë e re, e mitur,
Ende e njomë, e parritur.

Duhej të kaloje baltrave, në moçal,
Të vije në fshatin tim, në mal.

T’ u mësoje shkrim e këndim,
Vije plot gaz, pa përtim.

Në katundin tim, shkëmb e gur,
Punoje nën dritën e kandilit me vjagur.

Gjenovefë ti ishe me të vërtetë vajzë e mitur,
Fshatarët të donin, sikur me ta të ishe rritur.

Ju flisje për ilirët, për Skënderbenë,
E ta donin popullin, ta donin atdhenë.

Ti ishe një yll për ta, ti ishe një dritë,
Si qiriri i Naimit, natën ua bëre ditë.

I përshëndete motrat e tua, me dor’,
Në përjetësi ike e re, si një meteor..!

Më 7 Mars në këtë datë të shënuar historike të gjithë mësueset dhe mësuesit në mbarë trojet etnike shqiptare festojnë. Është dita e shenjtë e mësuesit dhe e mësueses. Për të edukuar, arsimuar dhe emancipuar brezin e ri mësueset dhe mësuesit u tretën si qiriri i Naim Frashërit tonë të madh. Në këtë ditë të shënuar e festive nuk mund të rri pa e përmendur studenten e parë shqiptare dhe mësuesen e ardhshme të parë shqiptare Sevasti Qiriazin nga qyteti i Manastirit. Sevasti Qiriazi studimet i kreu në Universitetin Amerikan në Stamboll, diplomën e saj e bekoi Naim Frashëri zëvendës minister i Arsimit të Turqisë, me këto fjalë: “ Motër, punë më të mirë dhe më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë sesa kini vendosur të bëni bashkë me vëllanë për emancipimin e grave të vendit tonë të shkretë.Detyrat e tua fillojnë tani dhe pot ë jesh besnike, këmbëngulëse dhe e vullnetshme, do të arrish të kryesh vepra të mëdha për kombin. Arsimi është arma që zhduk errësirën. Pa dyshim me raste do të ndeshesh në pengesa që mund të të duken të pakapëcyeshme, por bëhu trime, shqiptarkë e vërtetë dhe do t’ i mposhtësh të gjitha. Frymëzo të gjithë ata që bien në kontakt me ndikimin tend dhe me idealet e tua të larta, jepu një arsim të shëndoshë pa të cilin nuk mund të sigurohet madhështia e kombit”. Me këto ideale të Naim Frashërit Sevastia rroi tërë jetën gjersa kishte frymën e fundit. Sevasti Qiriazi si student e Stambollit kishte dëgjuar nga rilindësit se në burgun famëkeq të Stambollit dergjej mësuesi I popullit Koto Hoxhi. Ajo vendos që ta vizitojë në burg. Por, ligjet turke nuk ia mundësonin femrave që të hyjnë në burg. Sevastia gjen zgjidhjen aty për aty. Pren flokët e saja si duaja, vishet si mashkull dhe I kalon pengesat e këtij ligji anadollak. Futet në qeli të Koto Hoxhit, këtij veteran të arsimit shqiptar në kohët më të këqia të popullit tonë. Më vonë mësuesja e popullit Sevasti Qiriazi do të shkruaj në kujtimet e saj: “Sa hyra Brenda më doli përpara një pamje që më futi lemerinë.Një rrip drite nga frëngjia e asaj kthine të errët më ndihmoi të dallojë një figure të raskapitur që nuk e shquaja dot në sihte prej njeriu apo jo. Mbi një plloçë që shërbente për shtrat e për fron, qe shtrirë midis një grumbulli reckash – Kotoja !

  • Tungjatjeta , baba Koto! – guxova të përshëndes më në fund.
  • Kush po flet!? Mos ndonjë zë prej qielli për të më zbutur zemrën e plagosur? – tha me një tingull të dobët sa mezi u dëgjua. Ashtu siç ishte përgjysmë I vdekur, bëri përpjekje të madhe për t’ u ngritur. U mbështet pas murit, me rroba të shkyera, me flokë të pakrehur e me mjekër të ngatërruar që I arrinte gjer te gjoksi. Lot të nxehtë më rrodhën nëpër faqe dhe I fola me zë të mbytur:
  • I dashur baba, kam ardhur të të them një fjalë ngushëllimi: fara që mbolle po jep pemë të mira dhe shpirti yt rron në zemrën e popullit tend.
  • Vërtetë! Atëherë vetëm trupin më paskan lidhur me hekura; shpirtin e kam të lire. E kam të lire dhe asnjë torture nuk më ndalon të thërras: jo, Shqipëria nuk do të humbasë! Shqiptarët shpejtë do të bashkohen e do të bëhen të lire e të lumtur! Po më thuaj moj bijë, kush je ti dhe ç’ të bëri të vish në këtë vend të mallkuar?
  • Jam student shqiptare në kolegjin e Stambollit. Jam ushqyer me veprat e tua fisnike. Erdha këtu që të njihem me hallin tend. Fjalët e tua do të më frymëzojnë të ndihmojë. Që sot kam vendosur t’ ia kushtojë jetën time ndriçimit e naltësimit të motrave të mija shqiptare.
    Të dashur mësuese dhe mësues juve të gjithë keni qenë dhe jeni Sevastia Qiriazi Koto Hoxhi dhe Papa Kristo Negovani i ditëve tona.
    Mësuesi i popullit Papa Kristo Negovani shtëpinë e vet në Negovan e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.
    Papa Kristo Negovani më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, “Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët”. Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai. Për të marrë hak për këtë akt që hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, komiti shqiptar Bajo Topulli (1868-1930) i zuri pritë dhe vrau Fotin, peshkopin e Korçës, në shtator 1906.
    Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!
In : Aktuale

Loading...
loading...