Gjendet i vdekur një trup mashkulli

Dje paradite, është gjetur një trup i mashkullit i pajetë i cili kishte qenë në fazë të dekompozimit.

Siç lajmëruan nga MPB, ngjarjen e ka lajmëruar një person me iniciale B.C nga Prilepi, i cili e kishte gjetur trupin në hyrje të fshatit Sllupçë afër Manastirit “Sveti Nikolla”.

Nga hetuesia është konfirmuar se bëhet fjalë për personin V.B (56) nga fshati Sekircë, i cili ishte larguar nga shtëpia para 7-8 ditëve, mirëpo i njëjti nuk është lajmëruar si i zhdukur.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...