Në orët e hershme të mëngjesit të sotem, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, një kalimtar rasti e ka gjetur një grua të shtrirë ne rrugë dhe e ka njoftuar policinë. Një ekip i ndihmës së shpejtë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se gruaja ishte e vdekur. Ekipe te policisë po bëjnë inspektim të detajuar në vendin e ngjarjes pas çka do të japin informata të detajuara për identitetin e gruas si dhe shkaqet e vdekjes së saj.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)