Dje në orën 14:15 në një fushë, në kanalin për ujitje në fshatin Kalishta të Strugës, në vend të quajtur “Fazlica”, u gjet një minë kumulative për një raketë.
Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së në Ohër,për Strugalajm tha se inspektimi i vendit ishte kryer nga një ekip i Stacionit të Policisë Strugë, pas së cilës u ngrit një ekip i Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Shpëtimin për konfiskimin e minës.(Strugalajm.com)