Gjendet një shqiptar i masakruar në pyll në Gjermani, ja si e identifikon policia (FOTO)


Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kanali, në një pyll, pranë një province të Gjermanisë.

Hetimet e para provuan se i riu ishte qëlluar me thikë dhe armë zjarri, por ende nuk dihet se kush mund të jetë autori dhe përse ka ndodhur vrasja.

I ndjeri ishte shqiptar, 27 vjeç dhe u identifikua si Ismail P. që shikoni në fotot e galerisë së noa.al.

Ismaili boksier amator i njohur në ringun e boksit vitet e fundit, u gjet në qytetin Dölauer Heide të Gjermanisë, i mbuluar me disa gjethe pemësh.StrugaLajm

Hetuesit mundën ta zbulojnë identitetin e tij vetëm nëpërmjet ADN-së. Ismaili njihen me nofkën King nga tifozët e boksit.

Një dëshmitar i tha policisë se të enjten, rreth tre ditë para se Ismaili të gjendej i pajetë, kishte marrë një taksi dhe kishte bërë disa ndalesa derisa e la automjetin në Dolauer Heide ku kishte thënë se do të shkonte të takonte një shok. Ai madje kishte harruar në taksi, portofolin me letrat e tij. I ndjeri u gjet i vrarë vetëm njëqind metra më larg se vendi ku doli nga taksia për të mos u kthyer më.

Zbulimi i trupit u bë të dielën, por vetëm sot, policia lokale njoftoi për identifikimin e Ismailit.

In : Aktuale

Loading...
loading...