Gjermania e ktheu Maqedoninë në listën e vendeve me rrezik

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Republika Federale e Gjermanisë e vendosi Republikën e Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve me rrezik.

Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet regjistrim elektronik dhe posedim i certificatës së vaksinimit ose kalimit të sëmundjes ose PCR negativ.

Për ata që nuk janë infektuar me Covid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa e karantinës dhjetëditore, teksa mund të lirohen në ditën e pestë me PCR test negativ.StrugaLajm

Nga kjo masë përjashtohen fëmijët e pavaksinuar deri në gjashtë vjeç, për të cilët megjithatë vijon karantinë deri në pesë ditë./MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...