GJITHÇKA QË FLUTURON, NUK HAHET!

Abdulla Mehmeti

(Të mësojmë pak nga punët e diplomacisë së fshehtë…)

Anëtarët dhe simpatizuesit e disa partive politike të shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm, ekzaltohen kur dëgjojnë se drejtuesit e partive të tyre udhëtojnë për në SHBA dhe BE me „ftesë zartare“ nga institucionet e atjeshme, për forcimin e bashkëpunimit mes administratës amerikane dhe këtyre partive, si dhe përkrahjen që duhet të marrin atje për të ardhmen e ndritur të partisë shpresëdhënëse për shqiptarët në rajon.StrugaLajm

Ky është një mashtrim i madh i opinionit vendës, sidomos i anëtarësisë së këtyre partive. Shumica e këtyre udhëheqësve partiakë nuk udhëtojnë në SHBA dhe BE për „takime zyrtare“ atje, ose për sigurimin e ndonjë mbështetje për ardhjen në pushtet të këtyre partive, por udhëtojnë „me ftesa speciale“ nga organet e specializuara (prokurori dhe agjenci sigurimi) për deponimin e DËSHMIVE (deklarata personale në lidhje me aktivitetet për të cilat kanë njohuri) para organeve përkatëse në lidhje me kontrabandën, kriminin e organizuar, shpërlarjen e parave, rrjetet e drogës dhe terrorizmit ndërkombëtar, si dhe vepra të tjera të paligjshme që i kanë kryer ose vazhdojnë t’i kryejnë të afërmit, bashkëpunëtorët dhe „miqtë“ e këtyre politikanëve „të besueshëm“ dhe të përkrahur nga administarat e shteteve, në SHBA dhe BE.StrugaLajm

(15.07.2018)

In : Aktuale

Loading...
loading...