“Gold Ag” nuk e harron mikpritjen e Ladorishtit

Këngëtari Arjan Agushi -Gold AG i cili gjatë vitit 1999 koha kur Kosova ishte në luftë si fëmijë ka qëndruar në Ladorisht të Strugës.Ai mikpritjen e Ladorishtit nuk e ka harruar por herë pas here e viziton shtëpinë ku ka banuar duke evokuar kujtime nga koha që ka qëndruar në Ladorisht .Ai gjithmonë ka folur me pietet për mikpritjen e këtij vendbanimi të Strugës.”Shtëpitë mbrapa meje janë shtëpitë që na e hapën derën kur na përzunë nga shtëpitë tona në Prillin e vitit 1999.Edhe pse tani janë të pabanuara unë vi sa herë që mundem e i vizitoj.Edhe pse malli për Kosovë ishte i madh, kjo familje na bëri që të ndjehemi si në shtëpinë tonë.Ishte një plak dhe një plakë në moshë që kan ndërruar jetë para ca vitesh, por ata janë në zemrën time e në lutjet e mia gjithmonë.Krejt ky fshat është plot zemër e dashni, mund të flas gjatë për këtë vend se 3 muaj më mbajtën si djalin e tyre, por unë erdha me ndi pak erën e kësaj toke e me ia tregu edhe djalit tim vendin ku babai i vet në moshë 12 vjeçare erdhi këtu pa dashje dikur, por sot me dashje nisem nga Prishtina për vizitë.Faleminderit LADORISHTI IM ❤️” ka thënë këngëtari Gold Ag.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...